Çfarë bëjnë shqiptarët në Ekuador? Artan Hoxha: Kontaktova me ‘kokën’ e kartelit atje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari investigativ Artan Hoxha, udhëtoi para pak ditësh në Amerikën Latine, ku mesa duket ka parë nga afër se si shqiptarët organizonin trafikun e kokainës në Ekuador.

Hoxha theksoi se në Ekuador gjithçka drejtohej nga burgu, pasi kokat më të mëdha të karteleve ndodheshin pas hekurave, por kjo nuk i pengonte që të organizonin grupet e tyre.

Mes të tjerash gazetari u shpreh se aktualisht si një nga kokat më të mëdha të karteleve në Ekuador, ishte një person i njohur me nofkën Fito.

Hoxha shprehet se ka mundur të kontaktojë me të, ndërsa mësoi se shqiptarët në Ekuador nuk ishin të parëndësishëm pasi organizonin dhjetra tonëve kokainë.

“Në Ekuador gjithçka jashtë drejtohet nga burgu. Drejtuesi kryesor ishin në burg dhe organizonin gjithçka tjetër jashtë. Ishte një luftë shumë madhe brenda kartelit.” u shpreh Hoxha.

“Aktualisht në krye është Fito me nofkë të tillë njihej. Kontaktova me të nëpërmjet shqiptarëve atje. Shqiptarët atje ishin të rëndësishëm. Janë pjesë, si përfaqësues të organizatave të rëndësishme që lëvizin drogë nëpërmjet tregut europian dhe Shqipërisë.” tha Hoxha.

Të fundit

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur...

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre...

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Lajme të tjera

Web TV