Kush do të garojë përballë tij në zgjedhje? Veliaj: Nuk kam asnjë armik!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ende nuk dihet se kush do të garojë përballë tij në zgjedhje, por kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk i quan armiq rivalët.

Gjatë një interviste për ‘Fax News’, Veliaj tha se fushatën e ka marrë shumë seriozisht.

“Kjo është një punë e përditshme. Është si ajo autokombajna që gjithnjë është duke korrur grurë dhe unë besoj që për këtë jemi këtu. Jo për të punuar vetëm kur vjen fushata, për të punuar përditë. Përditshmëria, në këto kohë ka qenë kryesisht fokusi tek shkollat, kopshtet çerdhet e konviktet. Unë besoj se në qoftë se në vazhdojmë me këtë ritëm, pra ne nuk ndryshojmë nëse ka fushatë apo jo, sigurisht që ka gjëra që mund të bëhen më mirë, ndaj edhe unë pres që kjo të mos jetë një fushatë me sharje, me shpifje, me ato goditjet nën brez, por të jetë një fushatë civilizuese, ku njerëzit thonë cilat janë idetë për ta çuar qytetin më përpara. Kushdo që kandidon nga disa fraksione të opozitës nuk është armiku im. Përkundrazi është një kontribuues gjithashtu, se si ne mund ta bëjmë më mirë këtë punë. Unë fushatën e kam marrë seriozisht edhe në vitin 2019, kur nuk kishim një kandidat zyrtar të opozitës. Ishte vetëm një nga partitë e vogla të opozitës që u përfshinë, sepse unë besoj që fushata merret seriozisht jo për kundërshtarët por për njerëzit që thonë: Të kam vënë aty, që të bësh maksimumin, me sa ke fuqi dhe sa ke mundësi, sigurisht duke parë edhe rrethanat, që ishte Covid, tërmeti, por jo si justifikim, por si një mundësi.– u shpreh Veliaj.

Të fundit

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë,...

“Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e...

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i...

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në fokus të vizitës do të...

43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të...

Lajme të tjera

Web TV