“Nexhmije Hoxha la pas trashëgimi kriminale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe historiani Erald Kapri deklaroi se Nexhmije Hoxha ishte bashkëpërgjegjëse për ndërtimin e sistemit komunist në Shqipëri dhe krimeve që ai sistem kreu.

I ftuar në Ora News, Kapri thekson se trashëgimia që la pas Nexhmije Hoxha është kriminale. Ai tha se gjatë komunizmit u prish sistemi i vlerave në Shqipëri, duke cenuar “kodin e nderit” të shqiptarit, pasojat e të cilit ne i vuajmë ende.

Pak çaste më parë u bë publik dhe testamenti i Nexhmijes. Mua më bëri përshtypje që ajo sërish nuk gjeti dot kurajën për të kërkuar falje për atë që la pas. Ajo dhe i shoqi i saj janë përgjegjës për dramën më të madhe të kombit shqiptar.

Shqipëria përjetoi një nga diktaturat më të egra, me pasoja që ne ende i vuajmë sot. Në Shqipëri ne kemi pasur të vrarë pa gjyq, të internuar pa vendime. Kjo tregon për natyrën tribale të sistemit komunist. Edhe po ta krahashosh nuk asnjë lloj ngjashmërie. 

Shqipëria ka qenë një lloj “Koreje Veriore” të Evropës. Në përfundim të sistemit komunist Shqipëria ka qenë një nga tre vendet më të varfra të globit. Ne krahasoheshim ndoshta me Angolën. Nexhmije Hoxha la pas një trashëgimi të rëndë kriminale. Është një rast për t`u studiuar. 

Shqiptarët kanë pasur një “kod nderi”, ku ka një detaj të rëndësishëm ku është paprekshmëria e gruas. Sot ne po shohim dhe vrasjen e gruas. Kjo do të thotë se në komunizëm u shkatërrua sistemi i vlerave duke krijuar “njeriun e ri”. Kjo është e gjitha trashëgimi që nga regjimi që ndërtoi Nexhmija dhe bashkëshorti i saj,” deklaroi Kapri.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV