AKU paralajmëroi qytetarët, importuesi i ‘Wudy’: Produkt i sigurt, AKU shkaktoi konfuzion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i kompanisë “Frigo Food” importuesi i produkteve “Wudy” në Shqipëri, Sokol Meqemeja, ka reaguar pas thirrjes së AKU për të tërhequr çdo lloj produkti të kësaj marke nga super-marketet në vend. Kompania importuese e salçiçeve Wudy insiston se vazhdon ta shesë këtë produkt në treg.

Sipas kompanisë, prania e bakterit Listeria ST115 është vënë re vetëm në një lot të prodhuar dhe është bërë e mundur tërheqja e tyre e menjëhershme nga tregu. Ndërkohë produktet që tregtohen aktualisht janë të kontrolluara me analiza të bëra në një stabiliment në Itali.

“Një nga lotet e kompanisë ka pasur problem me pasterizatorin e produktit. Janë lajmëruar autoritetet italiane, janë raportuar edhe në BE dhe çdo produkt i dalë nga ky stabiliment prej 3 muajsh është bllokuar”, tha administratori Sokol Meqemeja.

Drejtorja e AKU, Jeta Deda ka deklaruar ditën e sotme për “Euronews Albania” se ka pasur aludime për të mos e publikuar njoftimin për produktet e sekuestruara.
Meqemeja tha se njoftimi i AKU-së për bllokimin e disa loteve të importuara ka shkaktuar konfuzion, ndërsa dhe keqinformim të gjerë të publikut.

“Marrim certifikate dhe jo më larg se dje kemi importuar, sot ngarkohen kamionë të tjerë. Situata e paraqitur në drejtim të kompanisë, mendojmë se ka konfuzion”, tha ai.
Ai shtoi se ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.

Për të provuar sigurinë e produkteve, Meqemeja vijoi duke konsumuar vetë salçiçet ‘Wudy’.

“Përtej dokumentave zyrtare, kompania ‘Frigo Food’ mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit ‘Wudy’ që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara Jush, do të konsumoj produkte ‘Wudy’, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar”, është shprehur Sokol Meqemeja duke vijuar më pas të konsumojë produktin për të dëshmuar cilësinë e tyre.

Lexo edhe :  Rama 'sherr' me komentuesit/ Mund, mos ta duash qeverinë time 'të poshtër' por...

Të fundit

A mund të mbijetojë NATO pa Shtetet e Bashkuara?

Nga Brad Lendon, CNN Evropa po shikon një realiteti të ri, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtylla kurrizore e NATO-s,...

Tragjedi në Kroaci, digjet shtëpia, humbin jetën 3 fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku tre fëmijë të mitur raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e një zjarri...

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke u pleksur me atë virtualen, e cila u ofrohet...

Shfrytëzonte për prostitucion dy motra, arrestohet 19-vjeçarja në Berat

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçare, e cila shfrytëzonte për prostitucion 2 shtetase (motra), njëra prej tyre e mitur. Njoftimi i policisë: Berat/Finalizohet si rezultat...

Pirja e duhanit plakë lëkurën

Tymi i duhanit është njëri ndër shkaktarët për zverdhjen e gishtave dhe thonjve, plakjes së lëkurës dhe rrudhave të rritura. Shumë duhanpirës kanë thonjtë dhe...

Lajme të tjera

Web TV