Taulant Balla: Është çështje kohe që Berisha të shpallet non-grata edhe nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë i ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”.

Ai tha se se është çështje kohe që kryedemokrati Sali Berisha të shpallet ‘non grata’ nga Bashkimi Evropian.

Balla u shpreh se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen duke iu adresuar Parlamentit Evropian, është shprehur se BE duhet të aplikojë të njëjtat instrumenta si SHBA-të dhe Britania e Madhe, për personat që minojnë demokracinë në vendet aspirante që duan të anëtarësohen në BE.

“Katrani me bojë nuk është fyerje, është thjesht dhe vetëm në një lloj forme, do ta quaja epiteti apo metafore, që katran me bojë është ‘non grata’. Prej disa kohësh ka pasur diskutim në Parlamentin Evropian, sesi instrumentat që ka në dispozicion Bashkimi Evropian t’i përdorë njëlloj si SHBA-të dhe Britania e Madhe për sanksionet.

Ka qenë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen e cila në adresimin që i bëri Parlamentit Evropian, ka deklaruar se tanimë BE ka ardhur në pikën që ndaj personave të cilët minojnë demokracinë, në vendet aspirante për t’u anëtarësuar në BE, duhet të përdorin sanksionet e parashikuara dhe unë mendoj që është çështje kohe. Komisioni Evropian e ka dhënë dritën jeshile, nuk kam asnjë dyshim që edhe BE, për vendet  aspirante do t’i aplikojë këto instrumenta”, theksoi Balla.

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV