A po përgatitet Erion Veliaj të marrë drejtimin e PS? Ja si përgjigjet kryebashkiaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është absolutisht e pavërtetë që ai synon të marrë drejtimin e Partisë Socialiste.

I pyetur nga moderatori Xhafo nëse vizita e tij në SHBA dhe takimet mjaft të rëndësishme që ai zhvilloi, mund të jenë synim i marrjes së drejtimit të PS-së, ai shpjegoi se çdo vit përfaqësues të Bashkisë së Tiranës zhvillojnë takime në Uashington.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Pse e treta e vërteta? Sepse kur Veliaj u zgjodh për herë të dytë kryetar Bashkie nuk kishte njeri përballë.

Veliaj: Kisha Arben Skënderin.

Xhafo: Vizita juaj në SHBA takuat shumë personalitete. Një vizitë shumë cilësore me figura vtë larta. Veliaj po përgatiteni të merrni drejtimin e PS?

Veliaj: Nuk ka lidhje fare me këtë. Ne një herë në vit bëjmë një tur në Uashington, bëjmë disa takime. Sot vala më e madhe e ndërtimit të shkollave ka qenë kur fondacioni Soros.

Xhafo: Nensi Pelosi një nga figurat kyçe të politikës amerikane. Të shkojë një deputet e takoj, të shkojë kryetari i Bashkisë së Tiranës?

Veliaj: Pelosi është numri dy i qeverisë. Kam patur një bisedë shumë të çiltër me të, ajo më kujtoi se në kohën e komunizmit ajo ka qenë në një dasmë në Korfuz.

Xhafo: Si u organizua ky takim, ishte lobing, u pagua?

Veliaj: Fare zero, ne nuk jemi PD. Unë mendoj se miqësitë nuk blihen por fitohen. Ne kërkuam takime dhe na janë përgjigjur pozitivisht që të gjithë. Ata kishin mirënjohje për atë që ka bërë qeveria jonë me afganët, me irnaianët dhe Ukrainën.

Xhafo: Ka pas influencë nga vëllai juaj Alex Soros?

Veliaj: Jo fare! Unë nuk e kam kompleks ta quaj vëlla. Ata që shajnë fondacionin Soros janë përfituesit më të mëdhenj. Po të shohësh deputetët e opozitës ata janë shkolluar kanë marrë poste, dhe kur shoh sot që e shajnë unë mendoj se janë të pavërtetë.

Të fundit

Vila e Ahmetajt në Palasë lihet në sekuestro, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën

Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi sekuestrimin e vilës në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetaj TIRANË- Apeli...

BE rrit shpenzimet për mbrojtjen! 800 miliardë euro “kundër” Rusisë, mbështetje Ukrainës

Samiti i krizës në Bruksel prodhoi një deklaratë unanime mbështetëse të krerëve të bllokut europian për planin e rritjes masive të shpenzimeve për mbrojtjen. Udhëheqësit...

Drejtori i policisë së Tiranës paraqitet në SPAK

Drejtori i policisë së Tiranës paraqitet në SPAK.

Pas sulmit “masiv” rus, Zelensky përsërit thirrjen për armëpushim detar dhe ajror

Të paktën 18 persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur në një sulm rus gjatë natës, sipas zyrtarëve ukrainas. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se...

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 3 vite e 4 muaj burg për Alqi Bllakon

SPAK kërkon dënimin me 3 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar për inceneratorin e Tiranës, ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit,...

Lajme të tjera

Web TV