Përplasjet me Turqinë/ Mitsotakis i ‘prerë’: Greqia nuk do të ngacmohet nga askush”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas akuzave të presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan se Greqia po kryen krime kundër njerëzimit duke torturuar në Egje emigrantët, si dhe për tensionet ushtarake mes dy vendeve ne Egje dhe Mesdheun Lindor, ka qenë radha e kryeministri grek të kundërpërgjigjet në fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara duke akuzuar udhëheqjen e Turqisë për minimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Turqia vë në dyshim sovranitetin grek në Egje ,po ndërton gradualisht një narrativë gjithëpërfshirëse të pretendimeve të rreme, kërcënon Greqinë me një casus belli duke përshkallëzuar një retorikë agresive të shoqëruar me një fushatë masive dezinformuese, ka thënë Mitsotakis:

“Nëse presidenti Erdogan dëshiron të flasë për “vijat e kuqe”, atëherë them këtë: pretendimet turke për sovranitetin e ishujve të Greqisë janë të pabaza dhe të papranueshme. Vënia në pikëpyetje e sovranitetit të territorit grek kalon “vijën e kuqe” për të gjithë grekët. Dhe si kryeministër i Greqisë, nuk do të bëj kurrë kompromis për asgjë që ka të bëjë me integritetin territorial, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tim. Greqia nuk do të ngacmohet nga askush”.

Por Mitsotakis ka siguruar popullin turk se Greqia nuk është një kërcënim për vendin e tyre dhe se ka një mënyrë tjetër për një bashkëjetesë paqësore:

“Sot, nga Kombet e Bashkuara, dëshiroj t’i drejtohem jo vetëm udhëheqjes turke, por edhe drejtpërdrejt popullit turk me këtë mesazh: Greqia nuk është një kërcënim për vendin tuaj. Ne nuk jemi armiqtë tuaj. Ne jemi fqinjë. Ne vlerësojmë miqësitë e shumta mes qytetarëve të thjeshtë grekë dhe turq.E di që shumica dërrmuese në dy vendet tona nuk duan konflikte dhe armiqësi politike. Le të vazhdojmë, pra, në frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë, me respekt të ndërsjellë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Sa i përket situatës tragjike të emigrantëve në Egje, Mitsotakis ka theksuar se Turqia  ka instrumentalizuar emigracionin nga marsi i vitit 2020, kur në mënyrë aktive inkurajoi dhe lehtësoi dhjetëra mijëra njerëz të dëshpëruar të kalonin ilegalisht në Greqi për të ushtruar presion mbi Bashkimin Europian.

Lexo edhe :  Ish-Presidenti Biden me kancer/ Donald Trump Jr "masakrohet" në rrjet pas komentit të tij

Greqia, ka thënë ai, do të vazhdojë të mbrojë kufijtë e saj, me respekt të plotë për të drejtat e njeriut . Roja jonë bregdetare ka shpëtuar dhjetëra mijëra njerëz në det. Por do të ishte shumë më e dobishme, është shprehur Mitsotakis, që dy vendet të bashkëpunonin në mënyrë aktive edhe me Evropën për çështjen e migracionit.

 

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

Lajme të tjera

Web TV