Përmirësohet situata e COVID-19 në vend, MSH publikon shifrat: Asnjë humbje jete!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 45 raste të reja me COVID nga 553 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë njofton se nga 553 testime të kryera pozitivë për Covid-19 rezultuan 22 qytetarë në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 2 qytetarë në Sarandë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Bulqizë, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë.

Ndërsa, bëhet e ditur se janë 626 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anti-covid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (24 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 97
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 553

Testime totale 1,978,233
Raste pozitive 330,807
Raste të shëruara 326,592
Raste Aktive 626
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 300
Elbasan 70
Shkodër 59
Fier 59
Vlorë 36
Durrës 31

Lexo edhe :  Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

Lezhë 20
Dibër 19
Korçë 13
Berat 10
Gjirokastër 9
Kukës 0

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV