Sulmi kibernetik, Rama e përmend në OKB, ja si reagon përfaqësuesi i Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje sulmin kibernetik nga Irani duke thënë se duhen dënuar shtete të tilla që cenojnë demokracinë e një vendi.

Ai bëri thirrje që tani e gjithë bota të kthejë vëmendjen edhe nga sulmet virtuale, si ai me të cilin u përball Shqipëria në korrik dhe sërish tani në shtator.

“Shqipëria pësoi një sulm me qëllim vjedhjen e të dhënave dhe paralizim të sistemeve në korrik dhe më pas shkatërrimin e tyre. Një hetim i kryer me ekspertizën më të mirë ka konfirmuar se sulmi ishte një agresion i orkestruar nga Irani. Qeveria shqiptare nuk pati zgjedhje por ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më seriozisht për sigurinë kibernetike për të ndihmuar në parandalim,”-tha Rama ndër të tjera.

Ndërkohë që gjatë gjithë kohës që Rama fliste, kamera u kthye edhe nga përfaqësuesi i Iranit në sallë, i cili për asnjë moment nuk e ngriti kokën, por mbajti shënim gjithë ç’tha kryeministri i Shqipërisë në fletën që kishte para.

 

Të fundit

“Izraeli nuk zhduket, sepse ka butonin e kuq”

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i...

“Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri”

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin...

Moto & Rock Festival ndez atmosferën në qytetin e Korçës

Qindra motoristë dhe adhurues të muzikës rock në një spektakël unik. Aktiviteti mblodhi qindra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni, si edhe shumë vizitorë e...

Artikulli te Fox News nuk është qëndrim amerikan, por opinion i maskuar si lajm

Më 20 qershor 2024, platforma amerikane Fox News publikoi në seksionin Opinion një shkrim të ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, me autorësi të bashkëndarë me...

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalojmë aktivitetin bërthamor

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar se përgjigjja e vendit të tij ndaj "agresionit" të vazhdueshëm të Izraelit do të jetë "më shkatërruese", ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV