Deschamps i jep ‘ultimatum’ trajnerit të PSG: “Mbappe duhet të luajë më pak”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kalendar i ngjeshur dhe një Botëror që është shumë afër. Didier Deschamps, ashtu si ndonjë koleg i tij, ka frikë se yjet e tij mund të mos jenë në maksimumin e formës për Kupën e Botës në Katar.

Kështu, trajneri francez i ka bërë një kërkesë trajnerit të Paris-Saint Germain, Christophe Galtier, që të ruajë energjitë e Kylian Mbappe.

“E di se ai do që Mbappe të luajë gjithmonë. Por i duhet të pushojë pak herë pas here”, ka thënë tekniku i Gjelave për Telefoot.

“Duhet të luajë më pak. Nuk do t’i bëjë keq, përkundrazi”.

Trajneri i Francës ka folur edhe për Topin e Artë 2022 dhe Karim Benzema, që është favoriti i madh

për ta fituar çmimin prestigjioz.“E meriton, për atë që ka bërë në këtë sezon me Real Madrid dhe me ne. Vjeshtën e kaluar na ka ndihmuar të fitojmë Nations League.

“Prej vitesh është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Do të isha shumë i lumtur nëse do ta fitonte këtë çmim”, ka thënë Deschamps.

Të fundit

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00...

Nga pasioni te profesioni: Zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

Prof. Dr. Fran Gjoka “Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon lidhjen tonë të brendshme me...

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga një qeveri e shkrirë qartazi...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV