Kryefjala e mediave sportive për ditën e sotme do të jetë e fokusuar në dy vende: Portugali dhe Itali.
Italia mposhti Hungarinë me rezultat 0-2 në fushën e këtyre të fundit, duke prerë biletën për në gjysëm finalen(final four) e Ligës së Kombeve.
Në Braga, Portugalia do të presë Spanjën, në një ndeshje e cila do të vendosë kualifikimin e njërit prej ekipeve.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
La Gazzetta dello Sport hapet me një super Raspadori në plan të parë dhe titullon kombëtaren: “Italia, gëzim i hidhur”. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini kualifikohet në Nations League Final Four pasi mposhti Hungarinë me rezultat 0-2, duke shtuar keqardhjen për moskualifikimin në Kupën e Botës.
Edhe Corriere dello Sport hapet me një goditje të Raspadorit në faqen e parë: “Çfarë keqardhjeje!”. Mungesa në botëror i djeg italianët.
“Sfida e madhe” është titulli i katalanases Mundo Deportivo. Spanjës i duhet vetëm fitorja ndaj Portugalisë për të qenë në Final Four, një sfidë për të matur pjekurinë e La Roja pak para Kupës së Botës.
Edhe gazeta madrilene AS fokusohet tek ndeshja vendimtare e kombëtares spanjolle duke shkruar: “Është një finale dhe ne do të masim forcat”. Basti optimist i Luis Enrique ndaj Portugalisë, duel në të cilin ia vlen vetëm të fitohet.
Nga ana tjetër torinezja Tuttosport nuk ia kushton titullin kryesor kombëtares italiane por lojtarëve bardhezinj: “Grurë botërorë”. Referenca është kërkesa e mundshme e lojtarëve argjentinas për klubin e Juves për të anashkaluar ndeshjen e fundit të ligës para Kupës së Botës për të shmangur dëmtimet.
“Provimi përfundimtar” ka shkruar Marca. Sot Portugali-Spanjë ora 20:45 për një vend në Final Four.
Edhe Sport fokusohet tek sfida e mbrëmjes: “Finalja në Portugali”. Spanja duhet të fitojë në Braga që të mund të jetë në fazën finale të Ligës së Kombeve.
Në Britaninë e Madhe, Mirror Sport tregon për 3-3 të Southgate kundër Gjermanisë: “Heronj dhe të këqinj”. Anglia është kthyer në stil pasi Maguire dhe portieri Pope u dhanë gjermanëve tre gola në thrillerin Wembley.
“Rroftë shkretëtira” është titulli i prestigjiozes franceze L’Equipe. Humbja 2-0 e pësuar nga kombëtarja franceze ndaj Danimarkës la disa pasoja. Botërori po afron dhe të gjitha kombëtaret kërkojnë formën më të mirë për të aspiruar kupën më të lavdishme në futboll.