Rama thirrje ‘çunave të Londrës’: Në Kukës fitoni më shumë se në Angli, merruni me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur kërkesën ndaj të rinjve që të mos paguajnë mijëra paund për t’u larguar drejt Anglisë, por t’i investojnë ato në agroturizëm.

Gjatë fjalës së tij në bilancin e sezonit turistik veror, Rama tha se të gjithë ata që duan të investojnë në agroturizëm do të kenë mbështetjen e qeverisë.

“Investimet që po bëhen na e mundësojnë këtë ambicie. Kemi rritje të lrmisë së vendeve të punës për shumë më tepër vende pune të specializuar dhe patjetër rritje të pagave. Aeroporti i Vlorës po ecën me ritme dhe është i garantuar nga marrëveshje me operatorin e Mynihut. Dhe kjo nuk është pak gjë. Është shumëçka. Aeroporti i Sarandës do të jetë në kantier gjatë këtij mandati. Ai i Kukësit ka hapur një perspektivë të re dhe ne po vijojmë me investime të rëndësishme në zonën e Kukësit, përsa i përket turizmit. Dhe është kollaj të qeshësh, shumë më kollaj të përqeshësh. Akoma më kollaj të manipulosh e të helmosh, por unë e përsëris, sado që përsëri mund të përqeshem e mund të përdoret për të manipuluar se të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë rrugët e frikshme të emigracioni klandestinë në duart e trafikantëve, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli. Me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës. Dhe këtë nuk e them bazuar në atë që kam parë në një ëndërr me sy mbyllur, por bazuar në realitet. Të shkojnë e të pyesin. Të gjithë ata që duan të bëjnë agroturizëm në Kukës, qeveria do t’i mbështesë. Do të fitoni më shumë se ç’fitoni nga punët në Angli, të bardha apo të zeza. Agroturizmi po jep rezultat shumë të mirë kudo. Është një para e pastër, një para e sigurtë”, tha kryeministri.

Të fundit

Vijon aksioni në Theth, prishen rreth 70 objekte pa leje, pritet ‘kuvendi’ i banorëve

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën...

Nis konflikti 34-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

13 korrik 2006 Më 13 korrik 2006, konflikti i armatosur ndërmjet Izraelit dhe grupit shiit libanez Hezbollah mori përmasa dramatike, kur forcat izraelite vendosën bllokadë...

Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë...

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për një ngjarje që do të...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Lajme të tjera

Web TV