6 muaj burg për tifozin që ndezi flakadan në stadiumin “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg një tifoz të Tiranës, pasi në derbin e parë të 13 dhjetorit 2019, ky tifoz është konstatuar se ka ndezur flakadanë në stadium.

Me burg është dënuar tifozi Armando Balliu. Vendimi për dënimin e tij është marrë nga gjyqtarja Rexhina Merlika, e cila ka vendosur të deklarojë fajtor Balliun, dhe dënuar me 6 muaj burgim për akuzën e “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Por, tifozi nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli. Ky dënim me burg, është konvertuar në një dënim me shërbim prove për një periudhë 12 mujore. Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës rezulton se në datën 13dhjetor 2019 rreth orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”, po zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani-Tirana . Duke parë këtë ndeshje ka qënë edhe Armando Balliu.

Në momentin që ekipi për të cilin ai është tifoz e konkretisht skuadra e futbollit të Tiranës, ka shënuar gol ndaj skuadrës kundërshtare Partizanit, Armando Balliu, ka reaguar duke hedhur në shkallët e stadiumit një fishek zjarr që shkaktonte shumë tym.

Pasi ka përfunduar ndeshja e futbollit, shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.l Tiranë, pasi kanë këqyrur edhe kamerat e sigurisë të këtij ambient, kanë shoqëruar Armando Balliu në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.l Tiranë.

Edhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr.l Tiranë, konfirmohet fakti se personi nën hetim ka pasur një fishekzjarr, të cilin e ka ndezur dhe e ka hedhur më pas në shkallët e stadiumit.

I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Balliu, ka deklaruar se është e vërtete që ka ndezur një fishekzjarr në momentin që ekipi tij i zemrës kishte shënuar gol ndaj ekipit kundërshtar. Balliu deklaroi se e ka mbajtur në dorë derisa është shuar e me pas e ka hedhur tek shkallët e stadiumit.

Të fundit

“Përbindëshi i Detit Bohai”, ja çfarë mund të bëjë ekranoplani i ri i Kinës

Ekspertët e kanë quajtur atë Përbindëshi i Detit Bohai, sipas detit me të njëjtin emër që përshkon bregdetin verilindor...

Kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar nisjen e një vizite zyrtare...

Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

11 korrik 1920 Më 11 korrik 1920, në krahinën e diskutueshme të Prusisë Lindore, u zhvillua një referendum i organizuar nga Lidhja e Kombeve, me...

Më shumë se ndërtesë

Nga Artan Shkreli … Spanja po ndërton një rrokaqiell (kullë) që kultivon ushqim, prodhon energji dhe pastron ajrin - të gjitha në të njëjtën kohë. Koncesioni, për...

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës,...

Lajme të tjera

Web TV