Klosi: Të gjithë sondazhet e nxjerrin Veliajn fitues të thellë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se Erion Veliaj do të jetë sërish kandidat i mazhorancës për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe se të gjitha sondazhet e nxjerrin atë fitues të thellë në Tiranë.

Nga ana tjetër Klosi shprehu bindjen se Veliaj do të ketë jo vetëm mbështetjen e PS, por dhe të qytetarëve për të vijuar që të drejtojë Bashkinë e Tiranës në mandatin e tretë.

“Tirana është shembulli më i plotë i të gjithë këtyre që ne folëm, mënyrën se si kemi reaguar, si kemi qeverisur. Një bashkëpunim jashtëzakonisht i suksesshëm ndërmjet qeverisë qendrore dhe lokale dhe siç e ka thënë edhe kryeministri, nuk ka arsye që Erion Veliaj të mos jetë rikandidat për bashkinë e Tiranës dhe pa dyshim të gjithë sondazhet e nxjerrin fitues të thellë të kësaj bashkie. Do ketë mbështetjen e gjithë PS, por natyrisht edhe të qytetarëve”, tha Klosi për ”Report Tv”.

Ndërkohë nga radhët e opozitës kandidatët potencialë si Jorida Tabaku apo Ilir Meta janë tërhequr nga gara përballë Erion Veliajt. Me sa duket sondazhet e tyre rezultojnë me humbje të kandidatit të opozitës.

Të fundit

Misteri: Koreja e Veriut mbyll resortin luksoz, vetëm dy javë pas hapjes

Vetëm 14 ditë pas hapjes së Zonës Turistike Bregdetare Wonsan Calma, autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se...

Shkarkimet masive nëpër bashki, Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit. Mazniku foli dhe...

“Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

19 korrik 1941 Nga Leonard Veizi Bota përpëlitej mes shkatërrimit dhe shpresës. Ishin ditë lufte, dhe çdo mëngjes vinte si një kërcënim i ri mbi qytetet...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

Lajme të tjera

Web TV