Fitorja e Meloni në Itali/Gazetari shqiptar i “Corriere”: Këto janë momente delikate…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e qendrës së djathtë në Itali ka qenë pjesë e diskutimeve të emisionit “Open” në News 24 këtë të mërkurë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Italia, gazetari shqiptar ‘Corriere Della Sera’, Leonard Berberi, bëri me dije dhe kohën e formimit të qeverisë së re me kryeministre Giorgia Melonin.

Berberi tha se tashmë brenda koalicionit ka diskutime mbi kabinetin qeveritar dhe specifikisht Salvinit, të cilit mund t’i mos i besohet posti i ministrit të Brendshëm.

Ai shtoi se qeveria e re mund të jetë formuar deri në fund të tetorit dhe fillim i nëntorit.

“Këto janë momente delikate për krijimin e qeverisë së re. I takon presidentit që të zgjedhë cili nga politikanët duhet të marrë mandatin dhe të krijojë qeverinë e re. Nuk diskutohet që do të jetë Geordia Meloni. Ka pasur disa debate mediatike mes gazetarëve dhe partisë së Georgia Melonit, mbi rolin e Salvinit. Ka një pozitë delikate të Salvinit që pretendon të jetë ministër i Brendshëm. Por Meloni nuk është e kësaj ideje. Kohët janë të zgjatura, por Italia ka urgjencë për projektbuxhetin për 2023. Por midis fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit, pritet që të krijohet qeveria. Sondazhet 2 javë para zgjedhjeve, nuk lejohej publikimi i tyre. Por tregonin një rritje të ndikimit të partisë së Melonit. Ajo pati 1.4 mln vota në 2012 dhe në 2022 7.7 mln vota. Analistët e kanë analizuar fluksin e votave.

Ajo në 4 vitet e fundit ka qenë në opozitë. ‘La Lega’ ka qenë në maxhorancë dhe në qeverinë Drahgi ishin bashkë. Ndërkohë Meloni ishte në opozitë. Ajo parti që është në opozitë përfiton në fushata elektorale. Afrimi i krizës energjetike, është indikator që i çoi një pjesë të elektoratit që të votojë për Georgia Melonit. Ajo ka qenë ministre e Rinisë në qeverinë Berluskoni para disa vitesh. Kjo do të jetë hera e parë e ‘Frateli Di Italia’ që të jenë në një koalicion qeveritar.”, tha gazetari.

Të fundit

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë...

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës së Parë Botërore: "Ligji për...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Lajme të tjera

Web TV