Ish-mesfushori i Everton rekrutohet nga ushtria Ruse, do të luftojë ndaj Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-mesfushori i Evertonit, Diniyar Bilyaletdinov, është ftuar për të luftuar me forcat e armatosura ruse në Ukrainë, pavarësisht se është mbi kriteret e moshës për rekrutim.

Biljaletdinov kaloi tre vjet në “Goodison Park” pasi u soll në klub nga trajneri i atëhershëm, David Moyes për 10 milionë euro në vitin 2009.

Ai u kthye në vendlindjen e tij në Rusi në vitin 2012 dhe 37-vjeçari u tërhoq nga futbolli në vitin 2019 pas një periudhe të shkurtër në klubin lituan Riteriai.

Lajmi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në mes të agresionit aktual kundër Ukrainës.

Si rezultat i këtij vendimi, mobilizohen burrat e moshës ushtarake që kanë shërbyer më parë në forcat e armatosura dhe kanë disa specialitete ushtarake.

Biljaletdinov është mbi kufirin e moshës 35 vjeçare, por besohet se arsyeja e rekrutimit të tij mund të jetë fakti se ai ka shërbyer më parë.

Në një intervistë për Sport24 të Rusisë, babai i Dinijar Rinat Biljaletdinov konfirmoi se djali i tij ishte mobilizuar.

Meqë ra fjala, Biljaletdinov bëri 46 paraqitje për kombëtaren ruse midis viteve 2005 dhe 2012 dhe ishte pjesë e ekipit që arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Europian 2008.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV