Meta: Ndërtimet pa leje nuk janë të rastësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur i prerë në raport me kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk do të ketë më kurrë bashkëpunime me të.

Meta u shpreh se beteja e tij ka nisur më 25 Korrik dhe do të jetë aty për 25 vitet e ardhshme për të rivendosur demokracinë në vend dhe për t’i dhënë drejtësisë drejtimin e duhur.

“Rama te inceneratorët i ka paratë. 430 milionë euro. I ka te Bashkia e Sarandës te lekët që i ka dhënë grupit për të kënduar te tuneli. Këtu jemi në kuadrin e showt. Të gjitha ndërtimet që janë lejuar të bëhen pa leje nuk janë të rastësishme. Ai shikon të gjitha katet e 50 katsheve që janë bërë me leje dhe pa leje që i ka firmosur vetë në mes të Tiranës ku ai është gjithë ditës. Jemi në kuadër të shkatërrimit të barazisë para ligjit. Qytetarëve u bëhet e pamundur për të ndërtuar një oborr shtëpie dhe këtu u lejohen. Nuk mund të ketë më bashkëpunime me zotin Rama. Kjo është shumë e qartë. Një njeri që shkel në mënyrë të përsëirut interesin kombëtar. Një njeri që provokon pavarësinë e Kosovës kur ata kanë nevojë më shumë se kurrë. Beteja ime sapo ka filluar. Në 25 vite do të jem këtu për të rivendosur demokracinë dhe për t’i dhënë drejtësisë drejtimin e duhur”, tha Meta.

Të fundit

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca e Vjetër” (The Auld Alliance),...

Lajme të tjera

Web TV