Mourinho ndaj Interit këtë fundjavë: “Do përpiqem me gjithë zemër ti jap sukses Romës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjetja e Interit të tij përsëri është një mundësi për José Mourinhon që të kthehet në rijetimin e sukseseve dhe dashurive të vjetra. “Gazzetta dello Sport” mblodhi përjetimet e tij në prag të një ndeshjeje, e cila, përtej nostalgjisë, do të thotë shumë për Romën e tij.

Megjithatë, tripleta historike nuk është në krye të listës së fitoreve, që i kanë dhënë më shumë emocione trajnerit portugez: “Për mua është e pamundur të zgjedh, çdo fitore është e veçantë dhe çdo trofe është unik në mënyrën e vet. Kjo është arsyeja pse dëshira ime për të fituar nuk do të më shuhet kurrë”.

E pashmangshme të flitet për Tottin, duke menduar se ai më në fund mund të kthehet te Roma: “Ky problem nuk ekziston. Francesco është dhe do të jetë gjithmonë një simbol i këtij ekipi, çfarëdo që të ndodhë dhe pavarësisht se çfarë vendos të bëjë me jetën e tij”.

Mourinho foli më pas për dallimet mes dy qyteteve të mëdha italiane, në të cilat punoi: “Milano dhe Roma janë qendrat nervore të Italisë. Milano është motori i ekonomisë së vendit, ndërsa Roma është qendra e pushtetit politik dhe, mund të thuhet, muzeu i hapur i historisë italiane. Unë e konsideroj veten me fat që pata mundësinë të jetoj në të dy qytetet”.

Në fund ia kushton mendimet e tij dëshirës për t’iu dhënë sukses verdhekuqve përpara se ta përfundojë përvojën e tij në kryeqytet: “Do të përpiqem me gjithë zemër”.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV