43-vjeçarja tregon punën e saj: Burrat paguajnë 1300 dollarë për të më përqafuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua që pretendon se është terapiste e përqafimeve thotë se ka një listë klientësh që paguajnë deri në 1300 dollarë për përqafimin e saj.

Missy Robinson, 43 vjeç, thotë se përqafimi ndihmon në “shërimin e trupit, mendjes dhe shpirtit” dhe këmbëngul se shërbimet e saj nuk kanë të bëjnë me seksin.

Unë nuk jam një punonjëse seksi dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë klient që të përpiqet të bëjë diçka të tillë me mua. Unë i detyroj klientët meshkuj dhe femra të nënshkruajnë një marrëveshje përpara se të fillojë seanca. Si pjesë e marrëveshjes, organet gjenitale dhe gjoksi duhet të mbulohen gjatë gjithë kohës dhe janë rreptësisht të paprekshme.

Ajo thotë se shumica e klientëve të saj janë meshkuj dhe ajo beson se seancat e tyre kanë përfitime të thella shëruese.

Unë e di që burrat janë shpesh ata që kanë nevojë për shërbime të tilla, sepse ata mund të neglizhohen kur bëhet fjalë për mbështetjen e shëndetit mendor.

Sipas saj mungesa e prekjes përkeqëson vetminë dhe mund të shkaktojë mbingrënie dhe zakone vetë-shkatërruese si p.sh. pirja e duhanit dhe kafshimi i thonjve. Megjithatë, Robinson zbuloi se kohët e fundit ajo kishte një kliente femër që kishte nevojë thjesht për një “përqafim nëne”.

Çmimet e shërbimeve që Robinson ofron janë: 65 dollarë për një seancë përkëdheljeje 1-orë, një seancë përqafimi dhe një vakt 2-orësh 195 dollarë dhe 1300 dollarë përkëdhelje gjatë natës, duke i mbajtur klientët në krahë ndërsa ata shkojnë për të fjetur.

Të fundit

Gjykata Europiane shqyrton planet e Italisë për refugjatët

Këtë të martë Gjykata Europiane fillon konsultimin për të sqaruar nëse është në përputhje me të drejtën e BE-së...

Demalia: Rama ngriti 10 mijë flamuj në mes të Athinës, Berisha uli brekët!

Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për takimin e Sali Berishës me shqiptarët e Athinës, ndërsa...

Berisha për gazetarin grek: Beleri dhe Bollano, njerëzit më të ndershëm në Shqipëri

Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Manifesto”. Mes të tjerave, aty flet dhe për Fredi Belerin. “Është e njohur (në rajon), që për...

Gjermania i del kundër Trump: Nuk do e pranojmë Rusinë në G7!

Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç ka kërkuar presidenti i Shteteve të Bashkuara...

Studimi: 1 në 20 gra po diagnostikohet me kancer gjiri

Një në 20 gra në mbarë botën diagnostikohet me kancer gjiri , ndërsa 1 në 70 ka të ngjarë të vdesë nga kjo sëmundje...

Lajme të tjera

Web TV