Rama u përgjigjet akuzave për ndërtimet pa leje: Ky rast e derdhi kupën e durimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se operacionet për ndërtimet pa leje u morën për propagandë dhe qëllim elektoral.  Rama ka publikuar dokumentin ku tregohet se IKMT ka bërë kallëzim që në korrik për shtesën pa leje në pallatin ‘Syri i Tiranës’.

“FLASIM NESËR PËR KËTË PËRSËRI, po le ta shikojnë pak dokumentin bashkëngjitur, veçanërisht ata miq të kësaj faqeje, që kanë sharë, akuzuar e fantazuar me mllef, për vendimin e qeverisë mbi metrat katrorë pa leje për qëllim fitimi!
Le ta lexojnë vetë se si kohë më parë, i është çuar prokurorisë së Tiranës, rasti i atyre 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës, të cilat dje i mori shteti për interes publik. Dhe ky nuk është i vetmi rast, po rasti që derdhi kupën e durimit me drejtësinë, në raport me parellinjtë e llojllojshëm, kapur me presh në duar tërë këto vite nga Policia e Shtetit, Tatimet e Doganat apo Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, por kthyer në burime të ardhurash për të korruptuarit e drejtësisë.

Por natyrisht, turpi s’është i miqve që shajnë e akuzojnë këtu, të cilët në rastin më të mirë janë votues të verbër të palëve të tjera dhe në më të keqin, qytetarë të mërzitur me politikën, që gabimisht më dinë edhe mua si politikanët e pafytyrë, që tjetër thonë, tjetër bëjnë.

Turpi është vetëm i urrejtësve profesionistë të politikës dhe medias, që me tërbimin e tyre të pangushëllueshëm, rrisin përditë sasinë e llumit të kanaleve e të portaleve, ku s’ka më vend për të vërtetën, faktet, argumentet. Ata e helmojnë papushim këdo i ndjek gabimisht me respekt dhe këdo që gabimisht i lexon për të marrë vesh të vërtetën.

Lexo edhe :  Asgjësohen mbi 1 mijë fidanë kanabis në Shkodër, në kërkim autorët

I kanë bërë vetë ose do t’i bënin vetë po të kishin mundësi, të tëra zullumet e poshtërsitë për të cilat më akuzojnë mua! Prandaj edhe as e konceptojnë dot, që dikush mund ta udhëheqë këtë vend pa futur duart në xhepat e të tjerëve apo në arkën e shtetit; jo më të kenë pastaj edukatën elementare demokratike, që të mos ta akuzojnë tjetrin pa prova, për akte e vepra penale.

Unë natyrisht nuk jam i rënë nga qielli, po duan s’duan ata që s’duan, s’e kam bërë kurrë nën këtë qiell asnjë nga aktet a veprat në fjalë dhe prandaj as jam ndalue ndonjëherë, as kam ndërmend të ndalem deri në fund, përballë kujtdo e çfarëdo beteje në interes të këtij vendi”, shkruan Rama.

Të fundit

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë së majmunëve në vend. Të...

75 milionë euro! Talenti i madh i Bundesligës po transferohet në Angli

Xavi Simons kushton shumë, kështu që lajmet që e lidhin me Bayern (që prej vitit 2023) tashmë janë thuajse të anuluara. Klubi bavarez do...

Shqiptarë, bëhuni gati! Po vijnë pushime “të kripura” këtë verë

Që edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”… kjo ishte gati e ditur. Turizmi, ashtu si çdo sektor tjetër i nënshtrohet...

Lajme të tjera

Web TV