Financat ruse/ Ironia e PD me Kim: Meqë nuk ka kohë do ja dërgojmë me email auditin e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike reagoi pas deklaratës së ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, se nuk e ka parë, apo se nuk ka dijeni, për një deklaratë të PD, sipas së cilës, në arkat apo llogaritë e Partisë Demokratike nuk ka hyrë apo dalë asnjë shumë monetare, që lidhet me rastin e lobimit rus.

“Nuk e kuptojmë se ambasadorja është shumë e zënë, nuk e ka mendjen dhe as përfshihet në zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike. Për këtë arsye duam të ritheksojmë, si për të ashtu edhe për të tjerë që nuk e kanë dëgjuar qëndrimin tonë, edhe pse e kemi përsëritur kaq herë përmes mjeteve të informimit publik”, tha në një konferencë për mediat, anëtari i kryesisë së PD, Arben Ristani.

“PD ka ngritur Komisionin e Auditit, me vendim të forumeve të partisë, për të bërë një hetim të brendshëm ezaurues, në lidhje me lëvizjet, gjurmët dokumentare ose jo në rastin Basha-Muzin. E kemi bërë këtë me qëllimin e transparencës dhe për të ritheksuar se, në PD-në e Rithemeluar vendimet janë të forumeve dhe jo të individëve. Kur individët marrin vendime personale, ato i nënshtrohen auditimit dhe llogaridhënies para organeve kolegjiale të Partisë Demokratike. Duke pasur drojën se Ambasadorja Kim mund të mos e hasë këtë deklaratë në briefing-un që ajo merr, ne do t’ia çojmë me postë bashkë me statutin e Partisë Demokratike dhe vendimin e gjykatës për këtë çështje”, tha Ristani.

Të fundit

Eurostat: Shqipëria, vendi me dendësi më të ulët të hekurudhave në Evropë

E gjithë Europa i ka krijuar ndërtesa të hekurudhave si një mjet më efikas për transportin e pasagjerëve të...

Kanabisi mjekësor, hyjnë në fuqi procedurat për pagimin e tarifës së licencimit

Kjo vit pritet të hapen aplikimet për licencën e operatorëve që bëjnë të lejohen të kultivojnë dhe të përpunojnë kanabisin në vend për qëllime...

Përplasje me tone të ashpra mes Shehajt dhe Lapajt: Po ti si i bëre 300 mln xhiro?

Debati mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe kreut të Shqipëria Bëhet Adritatik Lapaj është zhvendosur në studion e “Top Story”. Dy kandidatët në...

UNICEF: Ndotja e ajrit vret 100 fëmijë çdo ditë në Azinë Lindore dhe në Paqësor

Ndotja e ajrit vret 100 fëmijë më të vegjël se pesë vjeç çdo ditë në Azinë Lindore dhe në Paqësor , tha UNICEF në...

Lajme të tjera

Web TV