Fasha 800 kw e energjisë, Rama i prerë: E kemi shtyrë, nuk e kemi hequr!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa dje bëri publik vendimin për mos-hyrjen në fuqi të fashës 800 KW, ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi në Facebook, kryeministri Rama bëri me dije se fasha do të vendoset në nëntor.

Rama bëri me dije se në bazë të kushteve të motit, ky vendim mund të rimendohet sërish.

“Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës e mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë, jo të heqim dorë. Reshjet, që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe në Fierzë, dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi. Nëse trendi i kursimit e reshjet do vijojnë ne do e kalojmë pa asnjë të papritur tetorin. Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi këtij vendimi duke pasur parasysh parametrat. Është e vërtetë që nuk është shtuar asnjë burim energjie. Ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishme në kontrata e bëra me hidrocentralet nga qeveria e mëparshme. Sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shteti. Duke qenë se ne i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan edhe përballë jo vetëm investitorëve por dhe përfaqësuesve diplomatikë që na ulën në tavolinë dhe na kundërshtonin, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre. Në kushtet e kësaj krize kemi një fitim shumë më të madh në raport me atë që do të kishim, 300 milion në vit”, u shpreh kryeministri.

Të fundit

Kursi i këmbimit valutor, 27 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet...

Pretendimi i PD për blerje votash në Lezhë/ Policia e përgënjeshtron

Kandidati për Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me një pretendim...

Berisha vijon fushatën me diasporën, sot takim me shqiptarët në Selanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi në kuadër të fushatës elektorale për...

“Profetike”/ Shitet për 400,000 dollarë letra e të mbijetuarit të Titanikut

Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanikut disa ditë përpara se anija të fundosej është shitur për një rekord prej 400,000 dollarë...

Braimllari kërcënoi se do e padiste/ Meta e sulmon nga burgu: Donte të më zinte vendin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu për ditët e tij në qeli, fushatën zgjedhore dhe pritshmëritë nga zgjedhjet e 11...

Lajme të tjera

Web TV