Maqedoni/ Për herë të parë një koalicion parazgjedhor shqiptaro-maqedonas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja socialdemokrate LSDM dhe Lëvizja BESA kanë zyrtarizuar marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 12 prill në Maqedoninë e Veriut.

Zyrtarizimi i koalicionit parazgjedhor vjen pasi liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami i harmonizuan qëndrimet rreth programit dhe për bartësit e listave zgjedhore. Është hera e parë që dy parti politike nga bloku politik maqedonas dhe shqiptar zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor, ndaj arritja e kësaj marveshjeje vlerësohet si akt historik në Maqedoninë e Veriut. Në Deklaratën për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit theksohet, se ajo firmoset në frymën e ndërtimit të besimit dhe së ardhmes së përbashkët evropiane dhe respektimin e vlerave qytetare, identike me vlerat evropiane.

Zaev: Po ndërtojmë shtet për të gjithë

Kryetari i LSDM-së  Zoran Zaev tha se shoqëria jonë po përmirësohet për të mirë. Koncepti qytetar “një shoqëri për të gjithë” po i mposht stereotipet. Ai e uroi Lëvizjen BESA, për ashtu siç tha, e kanë tejkaluar veten dhe e kanë pranuar sfidën që bashkë të punojnë për shoqëri për të gjithë.

”Arritja e koalicionit parazgjedhor është një moment i ri historik për demokracinë dhe pluralizmin. LSDM-ja shpall koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen BESA. Me këtë karakterin multietnik të Maqedonisë e shndërrojmë në program të përbashkët. Ndërtojmë shtet që ka shanse për të gjithë, edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe të tjerët”, tha  Zaev.

Kasami: Ky koalicion garanton të ardhme evropiane

Si ditë jashtëzakonisht të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga ana e tij e vlerësoi Bilall Kasami nënshkrimin e koalicionit parazgjedhor.

“Kjo është një ditë historike. Më marrëveshjen e sotme presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë anëtarë të një koalicioni qeverisës. Ky koalicion është vazhdimësi e trenit të NATO-s që do të na anëtarësojë edhe në Bashkimin Evropian”, deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes BESA.

Lexo edhe :  Disa tërmete godasin Napolin në zonën pranë vullkanit

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka thënë se subjekti politik që ai drejton pas zgjedhjeve nuk do të pranojë biseda jo-parimore dhe se partnerët e tjerë do të duhen t`i bashkohen parimeve të këtij koalicioni.

“Sa u përket partive të tjera shqiptare dhe koalicioneve, dua t’ia bëj me dije opinionit se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe dhe nuk do të pranojmë bisedime dhe negociata jo-parimore. Ata që do të duan të na bashkohen do të duhet të pranojnë parimet tona dhe vlerat tona, për pjesëmarrje eventuale në koalicionin qeverisës”, deklaroi Zaev.

VMRO-DPMNE: I vështirë koalicioni me partitë shqiptare

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski, tha se janë të vogla mundësitë  për koalicionin parazgjedhor me ndonjë nga paritë shqiptare, pas shembullit të koalicionit të zyrtarizuar midis LSDM-së dhe Besës.I pyetur nëse do të ketë ndonjë nga partitë shqiptare në koalicionin e tyre, Mickoski është përgjigjur se për momentin gjasat janë të vogla, ndërsa në komentin për koalicionin e zyrtarizuar midis LSDM-së dhe Besës është përgjigjur shkurt.  “Me fat të mirë”.

Luma: Koalicionimi BESA-LSDM, hap i gabuar

Analisti Ilir Luma komenton mbetjen e Lëvizjes BESA jashtë bllokut opozitar shqipatr dhe bashkangjitjen me LSDM-në. Ai e cilëson si gabim dhe përpjekje për të fituar ndonjë kandidaturë parlamentare.

“Them se ka gabuar se edhe në debatet e mërparshme kur bisedohej për të hyrë në qeveri unë kam qenë ithtar i hyrjes në qeveri meqënëse ishin raportet e tilla karshi VMRO-së. Tani BESA bën përpjekjet të shpëtojë çka ka mundësi të shpëtojë, të paktën një përpjekje për mbijetesë të ndonjë individi në suaza të BESËS”,shprehet Luma.

Koalicioni parazgjedhor Lëvizja BESA-LSDM vjen pasi Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor duke përjashtuar Lëvizjen BESA. Në zgjedhjet e 12 prillit  partia shqiptare në qeveri BDI do të garojë e vetme, ndërkaq PDSH-ja ende nuk e ka gjetur partnerin e koalicionit./DW

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV