Putin ‘dëmshpërblen’ familjet e të rekrutuarve në luftë, ofron dele, patate dhe…

Lëvizja e fundit e Vladimir Putin për të qetësuar familjet e njerëzve të rekrutuar për luftën e tij në Ukrainë është t’u ofrojë atyre dele, perime dhe dru zjarri.

Deri tani 91 dele u janë dhënë nënave dhe grave të pakënaqura të atyre që kanë shkuar të luftojnë për vendin e tyre në republikën Tuva, vendlindja e ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu.

Ngjarja vjen pasi forcat brutale të policisë në Tuva u panë duke i futur protestuesit femra në qeli pasi ato protestuan për mobilizimin e burrave të rajonit, ndërsa më shumë ndihma pritet të shpërndahen.

Presidenti rus po përballet me zemërim dhe sfidë pasi urdhëroi një thirrje ushtarake prej 300,000 trupash muajin e kaluar për të shpëtuar luftën e tij të dështuar në Ukrainë .

 

Në shtator, despoti i Kremlinit tha se kishte nënshkruar një dekret që thoshte se rezervistët rusë do të rekrutohen në ushtrinë ruse, duke shkaktuar zemërim.