Dështon eksperimenti në universitet, shpërthimi i azotit të lëngshëm plagos 18 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim në verilindje të Spanjës plagosi 18 persona, disa në gjendje të rëndë, duke përfshirë 10 fëmijë të moshës 3 deri në 13 vjeç.

Aksidenti ndodhi të premten në mbrëmje gjatë demonstrimit të një eksperimenti në Shtëpinë e Kulturës në Girona të Katalonjës, rreth 100 kilometra në verilindje të Barcelonës.

Gjatë një demonstrimi si pjesë e festivalit të organizuar nga Universiteti i Gironas, një enë me azot të lëngshëm shpërtheu para një auditori prej 200 deri në 300 njerëz, të përbërë kryesisht nga familje, tha ai.

Të prekurit nuk kanë pësuar djegie, megjithatë shumica e tyre u plagosën nga pjesët e bombolës metalike të shpërthyer.

Zëdhënësi i Universitetit Salvador Martí siguroi se eksperimenti me azotin e lëngshëm shpesh ishte kryer pa asnjë problem. “Ishte “e pakuptueshme” pse ndodhi aksidenti, policia do të hetojë”, tha Martí.

Të fundit

KE ‘shuplakë’ Greqisë për ‘Belerin’, reagon Athina zyrtare: Çështje evropiane

BE është e shqetësuar për mosmarrveshjet në rajon; Maqedoni e Veriut me Bullgarinë dhe Greqia më Shqipërinë. Komisioni Evropian...

Jamie Carragher sulmon Casemiron: “Lëre futbollin para se të të lërë ai ty”

Ish-lojtari i Liverpool-it, Jamie Carragher ka komentuar në mënyrë shumë të ashpër paraqitjen e Casemiro-s, mesfushorit të Manchester United, pas humbjes 4-0 ndaj Crystal...

Rama jep lajmin: Unaza e Madhe e Tiranës po avancon, përfundon plotësisht brenda vitit

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Unaza e Madhe e Tiranës po avancon në të gjitha lotet. Rama...

Mourinho i penduar: Refuzimi i kombëtares portugeze për Romën ishte një gabim i madh!

Jose Mourinho është penduar që refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Portugalisë, në kohën kur ishte në krye të Roma-s. Në një...

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë shqiptare mund ta përdorë...

Lajme të tjera

Web TV