Ancelotti reagon i zhgënjyer pas barazimit: “Pushimi ndërkombëtar nuk është justifikim”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip nuk mund të fitojë gjithmonë në futboll. Kështu ndodhi edhe me Realin e Madridit, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Santiago Bernabeu” ndaj Osasunës, duke ndërprerë ecurinë fantastike prej nëntë fitoresh radhazi në sezonin e ri, mes kampionatit, Champions League dhe Superkupës së Europës.

Vendi i parë në La Liga tani ndahet me Barcelonën, ekip të cilin djemtë e Carlo Ancelottit do e presin në stadiumin e tyre në El Clasicon-n spektakolare që do të zhvillohet në 16 tetor. Kampionët e Spanjës dhe Europës, krijuan shumë raste, por shënuan vetëm një gol të rregullt në një sfidë ku Benzema humbi një penallti.

Carlo Ancelotti theksoi pas ndeshjes se ekipi i tij meritonte fitoren, por u tregua i sinqertë duke deklaruar se lojtarët mund dhe duhet të bënin më shumë në fushën e blertë.

“Loja në përgjithësi nuk kishte një ritëm shumë të lartë. Nuk ishte një ditë e mirë për ne, por meritonim të fitonim.

Ndeshja nuk shkoi ashtu siç do donim, por nuk duhet të justifikohemi. Skuadra kishte bërë shumë mirë deri tani dhe një barazim si ky ndaj Osasunës futet te gjërat që ndodhin gjatë një kampionati. Sigurisht që duhet të përmirësohemi.

Askush nuk është i gëzuar kur Reali nuk fiton, barazimi na trishton, por do të reagojmë shpejt”, deklaroi trajneri italian, i cili u ndal edhe te gjendja e Courtois (mungoi për shkak të një tërheqjeje muskulore) dhe penalltia e Benzema, i cili u ndal nga traversa.

“Dëmtimi i Courtois nuk është i rëndë, por të shohim rezultatin e analizave. Penalltia? Mendova të ndërroj goditësin, por Karim ekzekutoi dy penalltitë më të mëdha sezonin e kaluar. Ai është goditësi më i mirë që kemi”, përfundoi Ancelotti.

Të fundit

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Forcat Speciale kontrolle në Vlorë, Selenicë e Orikum! Çfarë ndodhi sonte me kaq befasi?

Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum. Masa të shtuara në Vlorë...

Zotimi i Berishës nga Kavaja: Siç iu shtyp koka Sorosit, do i shtypet Ramës më 11 maj

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Kavajë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, premtoi mbështetje për fermerët, bujqit, të rinjtë,...

Përdori fondet e fushatës për botoks, ish-kongresmeni dënohet me 7 vite heqje lirie

Ish-kongresmeni republikan, George Santos, është dënuar me më shumë se shtatë vjet burg. 36-vjeçari u deklarua fajtor për akuzat federale në gjykatën e Nju...

Lajme të tjera

Web TV