Data e zgjedhjeve vendore, Alibeaj dhe Bardhi takim me presidentin Begaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Alibeaj është i shoqëruar nga deputeti Gazment Bardhi, në takimin që do të zhvillohet në Presidencë, ku do të flitet për datën e zgjedhjeve vendore.

Zgjedhjet pritet të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit, siç e parashikon edhe Kushtetuta.

Ndërsa, më herët gjatë ditës së sotme, Alibeaj u takua me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, Alibeaj tha se kishin folur lidhur me reformat e iniciuara nga PD përfshirë edhe atë territoriale.

“Objekt i takimit ishin të gjitha ato reforma që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera”, tha Alibeaj.

Të fundit

Banori në Theth shpërthen në lot: Kam ndërtuar në tokën time! (VIDEO)

Një banor me aftësi të kufizuara, i pranishëm në protestën kundër prishjes së ndërtimeve në Theth, tregoi mes emocionesh...

“Ju kemi toleruar jashtë mase”, zyrtari i IKMT përplaset me banorët e Thethit

Tension në zonën turistike të Thethit, ku banorët janë përplasur me përfaqësuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), gjatë aksionit për lirimin...

Llirohen hapësirat publike te ’21 Dhjetori’ në Tiranë (FOTOT)

Pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, autoritetet kanë nisur lirimin e hapësirave publike në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Këto fotot tregojnë momente nga...

“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka folur sot për herë të parë në “Breaking” Top News, pas lirimit nga arresti i shtëpisë...

E rëndë në Tiranë! 59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku dyshohet se një 59-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i...

Lajme të tjera

Web TV