Milena, historia e gruas që u kthye nga viktimë në vrasëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milena vjen nga një familje në dukje “normale”, siç e përshkruajnë fqinjët e saj. Milena lindi në 1957 në qytetin italian të Mezzanino, në provincën e Pavias. Por fëmijëria e saj nuk ishte ashtu siç përshkruhet nga të njohurit e saj. Nën zgjedhën e një babai diktator dhe sulmues, vajza u rrit në një shtëpi ku goditjet, shuplakat dhe fyerjet ishin më të zakonshmet.

Pasi u diplomua për kontabilitet, Milena u takua me Enrico, një burrë të divorcuar dhjetë vjet më të vjetër se ajo , me të cilën u martua dhe pati fëmijën e tij të parë, Dario. Vdekja e papritur e burrit për shkak të diabetit, e zhyti gruan e re në një depresion të thellë.

Pavarësisht se ishte e ve dhe e vetme me vogëlushin e saj, Milena nuk dëshironte të kthehej në shtëpinë e familjes për të mos lejuar që djali i saj të rritet në një mjedis armiqësor. Ndërsa gjeti një punë të re në një qendër tregtare, ajo ra në dashuri përsëri. Ishte Mario Fogli , i ndarë dhe dhjetë vjet më i vjetër se ajo. Marrëdhënia dukej se po shkonte mirë, por gjatë shtatzënisë së dytë në 1992, bashkëshorti i saj i ri ndryshoi.

Mario filloi të sillet në mënyrë të papritur agresiv, t’i bërtiste asaj, ta godiste dhe të humbte durimin për çdo gjë, ndërsa Milena filloi të zhytej në alkool për të shpëtuar.

Me lindjen e vajzës së tretë (e dyta me Marion), situata u bë edhe më dramatike. Sherret ishin një vazhdimësi , Mario u zemërohej gjithnjë e më shumë, nuk mund të fitonte një punë të qëndrueshme dhe borxhet u grumbulluan. Pastaj, Milena vendosi të kërkonte një punë më të mirë. Ajo filloi punë si kujdestare e një burri të moshuar 80-vjecar, Giusto Dalla Pozza. Pasi plaku dëgjoi për situatën e gruas ai i dha borxh asaj rreth dy mijë euro.

Një ditë, burri u zemërua shumë me Milenën sepse ende nuk i kishte kthyer paratë. Ajo u përpoq ta siguronte atë që do ja kthente shpejtë, por Giusto e kapi nga krahu, e shtyu në shtrat dhe u përpoq ta përdhunonte. Gruaja u përpoq ta heq atë duke kapur një llambë dhe duke e goditur në kokë. Plaku vdiq në vend dhe Milena e terrorizuar u largua nga vendngjarja në vrap.

Disa orë më vonë dhe tashmë më e qetë, viktima e deritanishme u kthye në vendin e ngjarjes për të krijuar një plan për ta përjashtuar atë nga krimi. Ajo thirri policinë dhe u tha atyre se kur hyri e gjeti Giusto të shtrirë në dysheme të mbuluar me gjak. Duke shtuar dhe deklaratën e Milenës, policia e mbylli cështjen me faktin se burri ishte perballur me një grabitje. Në asnjë moment nuk e dyshuan Milenën.

Nuk kishte ditë që Mario nuk e dhunonte. Deri natën e 1 gusht 1999, atë mëngjes, gruaja, e lodhur nga abuzimi i vazhdueshëm, vendosi të hakmerrej .
Pas një diskutimi të fortë, Mario ra në gjumë . Milena priste me durim që ai të binte në gjumë, dhe duke përfituar nga situate e vrau atë. Të nesëemen ajo mori policinë dhe u tregoi se cfarë kishtë bërë.

Disa patrulla të Karabinierëve shkuan në shtëpinë e saj, që ndodhej në qytetin e Broni, dhe takuan një gruan 41-vjeçare. Ajo tha se synimi i saj nuk ishte të vriste burrin, por vetëm ta frikësonte atë . Gjatë gjyqit ajo tregoi për dhunën që kishte përjetuar gjatë gjithë kohës nga bashkëshorti I saj dhe gjykata e Voghera e dënoi atë me 14 vjet burg .

Lexo edhe :  Foshnja vdes nga moti i ftohtë në Gaza, mijëra palestinezë të prekur nëpër strehimore

Më 26 Prill 1999. Pas dënimit, avokatët e Milenas paraqitën disa ankesa. Ata apeluan që gruaja kishte një sëmundje mendore. Gjykata i’a uli dënimin në 6 vite, por në arrest shtëpie.
Pasi u la e lirë, Milena kishte nevojë të rindërtonte jetën e saj. Ajo i kërkoi ndihmë nënës së saj, por ajo ia ktheu shpinën. Pas disa vitesh të kthjellta, gruaja u bë përsëri viktimë e alkoolit, një varësi që ajo kurrë nuk e kaloi. E vetme dhe përpara refuzimit të të njohurve të saj, ajo vendosi të ndante një apartament me një të huaj, pasi pa një njoftim në gazetë.
Në njoftim, Angelo Porello e përshkronte veten si një njeri të divorcuar, 53 vjeç, duke kërkuar partner, duke jetuar së bashku “ne do të shohim për më vonë”.

Ata kuptoheshin shumë mir me njëri tjetrin, derisa Milena mësoi se Angelo ishte një pedofil i akuzuar për abuzim seksual të të miturve . Atje ai filloi të distancohej dhe ai nxori anën e tij më të dhunshme.

Natën e 5 tetorit 1999, Angelo dhunoi fizikisht dhe e përdhunoi Milena dy herë . Pas sulmit seksual, gruaja u ngrit dhe i ofroi atij një kafe. Kjo ishte hakmarrja e saj ndaj tij, pasi ai humbi jetën nga helmimi. Njëzet ditë më vonë, policia e gjeti kufomën në një gjendje të dekompozuar.

Kur Karabinieri arriti të gjente Milenën, ajo rrëfeu për ta vrasjen me të gjitha detajet.
Por kjo deklaratë më 23 nëntor u kujtoi hetuesve se gruaja ishte përfshirë tashmë edhe në dy vdekje të tjera. Ajo e një plaku 80-vjeçarë për të cilin nuk kishte asnjë provë kundër tij; dhe nga ana tjetër, krimi i burrit të saj për të cilin u burgos. Duke pasur parasysh një provë kaq të qartë, Milena përfundoi të merrte përsipër fajin e tre vrasjeve.

Dy psikiatër ishin përgjegjës për ekzaminimin e të akuzuarës. I pari ishte Dr. Mario Mantero, i cili tha se Milena ishte e paaftë të kuptonte dhe për këtë arsye, duhet të trajtohej në një qendër dhe të mos ndëshkohej me burgim. Raporti i dytë erdhi nga dora e profesorit të psikopatologjisë mjekoligjore dhe kriminologjisë në Universitetin e Milanos, Gianluigi Ponti, i cili diagnostikoi një çrregullim mendor.

Më 13 tetor 2000 Gjykata e Milanos dënoi Milenën me gjashtë vjet dhe tetë muaj burg për vdekjen e Marios. Katër muaj më vonë, gjykata e Padovës e dënoi atë me një vit dhe tetë muaj për vrasjen e plakut, pasi gruaja ka vepruar në vetëmbrojtje.

Sa i përket vrasjes së Angelo-s, viktimës së tretë, u mor në konsideratë një raport i tretë psikiatrik i përgatitur nga Profesor Maurizio Marasco. Në të ai pretendoi se Milena ishte në gjendje të kuptonte pasojat e veprimeve të saj dhe se të tre krimet kishin “një emërues të përbashkët: seksin, dhunën dhe vdekjen”.

Megjithatë, 16 tetor 2001, ditë para se Milena të njihte verdiktin për vrasjen e Angelo-s, ajo vrau veten. Burimi:/lavanguardia/ Përshtati:Fjala.al

 

Të fundit

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Agjencitë sjellin punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë...

Balluku për uljen e çmimit të energjisë: Nuk do të ketë më fatura afrofe

Pas miratimit të vendimit të ERE, kryeministri Edi Rama dhe zv. Kryeministrja Belinda Balluku zyrtarizuan uljen e çmimit të energjisë elektrike në vend deri...

Zgjedhjet/ Berisha: Më 11 maj do të shënojmë fitoren më të thellë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte një takim me degën në Berat. Gjatë fjalës së tij, ai krahasoi situatën aktuale të...

Lajme të tjera

Web TV