Çfarë të pengon të kërkosh ndihmë? Shumë individë hezitojnë të shkojnë te psikologu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Psikologu klinik ka trajnim të specializuar në diagnostikimin dhe menaxhimin e gjëndjeve të shëndetit mendor dhe në ofrimin e një sërë teknikash dhe terapish, të bazuara në kërkime shkencore, që synojnë trajtimin e tyre.

Shërbimet psikologjike ofrohen për individët që vuajnë probleme që variojnë nga të lehta deri në ato komplekse: që nga Çrregullimet e Ankthit , Çrregullimet e Humorit, Çregullimet e Personalitetit, Çrregullimet e të ngrënit , Çrregullimet Psikotike, Problemet e lidhjes dhe ato marrëdhënire, Traumat psikologjike, problemet e zemërimit, sjelljet agresive, problemeve të gjumit apo çrregullimit të abuzimit me substancat.

Por ndonëse vuajnë këto gjëndje, të cilat shfaqen dalë ngadalë deri në zaptim të plotë, shumë individë pengojnë veten e tyre për të kerkuar ndihmë për Vuajtjet e tyre e Shqetësimet me të cilat përballen.

 

Çfarë i pengon?

Frikërat, dyshimet, stigmat, paragjykimet e ushqejnë këtë ngurrim.

Turpi – Ndihemi të turpëruar të kërkojmë ndihmë. Fraza të shpeshta që thuhen janë “unë nuk jam i çmendur..”, “ unë jam i rritur e nuk kam nevojë të ndihmohem”, “unë kam shkollë të lartë, drejtoj kompani, menaxhoj njerëz e spo rregullokam dot veten time” e plot e plot arsye të tjera që mendon shumkush, të cilat pengojnë për të kërkuar ndihmë psikologjike.

E vërteta është se të gjithë – pa marrë parasysh sa të pjekur , të aftë apo të shkolluar janë – kanë nevojë për ndihmë herë pas here, për të tejkaluar disa vështirësi që hasim në jetë. Disa prej nesh mendojnë se të kërkosh ndihmë do të thotë të thuash se jemi të dobët, dembel apo të dështuar – por asnjë prej tyre nuk është e vërtetë. Fatkeqësisht, stigmat shoqërore të shoqëruara me psikoterapi i pengojnë disa njerëz të kërkojnë ndihmë.

Lexo edhe :  Magazina e veprave penale duhet zbrazur

Tendenca për të mos u përballur me ndjenjat tona është një tjetër pengesë. Për shembull, nëse jeni të pikëlluar nga një ndarje apo divorc, është “më e lehtë” të izoloheni brënda vetes duke vuajtur humbjen tuaj sesa t’i përshkruani turpin, frikën ose ankthin tuaj një të huaji.

Psikoterapia është proçes i fuqishëm, por rrallë funksionon brenda ditës e shpresh zgjat javë apo muaj. Shumë prej individëve kanë tedenca t’i zgjidhin shpejt problemet e tyre dhe t’i zgjidhin vetë. Pengesë janë edhe besimet se “shpenzimet për psikoterapi janë të kota”.. quhet një shpenzim shumë i mirë një drekë, një lokal, për rroba, parfume …e quhet shpenzim “joserioz për shëndetin mendor individual. Investimi në shëndetin e lumturinë tuaj nuk është asnjëherë I kotë.

Mosbesimi I efikasitetit te shërbimet psikologjike është një tjetër faktor pengues. Investimi në rritjen personale mund të duket shumë kompleks dhe shumë më pak i sigurt krahasuar me momentet kur investojmë në blerjen e sendeve apo kur shpenzojmë për konsum.

Nuk ka asgjë “të gabuar” shpenzimi në gjëra dhe përvoja të bukura: si një vakt në një restorant, pushimet apo shpenzimet për një prerje flokësh por sado të këndëshme këto përvoja ato do të jenë kalimtare. Por ndihma psikologjike, shërimi I vuajtjeve, transformimi që ofron psikokoterapia ka efekte afatgjata për gjatë gjithë jetës.

Ashtu sikurse trupi i sëmurë ka nevojë për doktor, po ashtu dhe shpirti ka nevojë për doktorin e tij.
Kërko ndihmë tek psikologu!

Nga Rudina Koromani, Psikologe Klinike

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV