Akuza të forta, plas në Spanjë: Presidenca na kërkoi të mos fitonim finalen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marcelino drejtoi Valencian në periudhën korrik 2017-shtator 2019, duke ia dalë të fitojë Kupën e Mbretit në vitin 2019, që është edhe trofeu i fundit i rëndësishëm që ka fituar skuadra e njohur iberike.

Në prononcimin e fundit, 57-vjeçari ka sulmuar ashpër pronarët e klubit. Marcelino i rikthehet shkarkimit të bujshëm pas triumfit në Kupë, sukses për të cilin drejtuesit, ndryshe nga trajneri, lojtarët dhe sidomos tifozët, nuk ishin fare të interesuar.

“Gjërat po shkonin mirë, por presidenca shkatërroi çdo gjë. Nuk kishte fare kuptim të shkatërrohej ai projekt. Lojtarët duan të fitojnë, ata ishin të kënaqur me rrugëtimin që po bënim. Me ata djem ndihesha i sigurt për t’u përballur me çdo kundërshtar.

Ndjej mirënjohje të madhe kundrejt atyre lojtarëve, të cilët më dhuruan Kupën e Mbretit. Një klub si Valencia duhet të përpiqet të fitojë të gjitha kompeticionet në të cilat merr pjesë. Ne vepruam ashtu siç e kërkonin tifozët dhe historia.

Në vend të kësaj, drejtuesit na kërkonin që të mos tentonim fitimin e Kupës së Mbretit, ata donin të mos lejonim lojtarët më të mirë të luanin”, theksoi trajneri spanjoll, deklaratë që ka shkaktuar debate të shumta në Spanjë.

Në finalen e 25 majit të vitit 2019, Valencia mposhti 2-1 Barcelonën në duelin e luajtur në Sevilla. Kevin Gameiro dhe Rodrigo realizuan golat e fitores për Valencian në pjesën e parë, ndërkohë që katalanasit shkurtuan rezultatin me anë të Leo Messit në fraksionin e dytë të takimit.

Të fundit

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet në Durrës që u sekuestruan sot nga SPAK

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit,...

“Bisha”, “Seriali”…Ja disa nga pseudonimet që përdornin anëtarët e grupit kriminal

Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me SPAK. Banda merrej me trafikun...

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Papa Leone XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen...

Pa punë dhe pa ushqim si veproi Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare...

Vritet ish-politikani ukrainas! Viktima u qëllua me armë jashtë shkollës së fëmijëve

Një ish-politikan ukrainas u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj). Mediat spanjolle raportojnë se një person i panjohur i armatosur qëlloi...

Lajme të tjera

Web TV