22 vite pa prerë thonjtë/ Historia e kësaj gruaje që ka hyrë në Guinness do t’ju përlotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diana Armstrong ka 22 vite që nuk i pret thonjtë dhe aktualisht mban rekordin për thonjtë më të gjatë në botë. Në total, thonjtë e saj arrijnë një gjatësi prej 12 metrash dhe i duhen 15-20 shishe manikyr për t’i lyer.

64-vjeçarja amerikane hyri në Librin e Rekordeve Guinness në muajin gusht, por kjo ndoshta është gjëja e vetme pozitive e thonjve super të gjatë, pasi, siç tregon vetë Diana, e ka të vështirë të vishet, të hapë ushqimet apo edhe të përdorë tualetin.

Gruaja e moshuar i ka prerë për herë të fundit thonjtë në vitin 1997, megjithatë, siç shkruan New York Post, 64-vjeçarja nuk e kishte menduar asnjëherë të bënte histori falë kësaj.

Madje, ajo ka një histori tragjike.

Pikërisht në 1997, vajza e saj 16-vjeçare vdiq nga astma, dhe një natë më parë i kishte rregulluar dhe zbukuruar thonjtë të ëmës.

“Ajo ishte dita më e keqe e jetës sime… Një ditë më parë, ajo më lyeu thonjtë, kështu që pas kësaj nuk munda t’i prisja më thonjtë”, tha 64-vjeçarja.

Kështu, për gati 22 vite ajo nuk ka shkuar në asnjë sallon bukurie për t’i rregulluar.

 

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV