Ku janë gjetur diamantët në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diamantët gjenden natyrshëm në shkëmbinjtë kimberlite ose depozitat aluviale. Shkëmbinjtë  Kimberlite janë shkëmbinj që ndodhen në gypa të vjetër vullkanikë. Këto shkëmbinj transportohen nga lumenjtë, përrenjtë dhe ujëvarat duke depozituar  kristalet e diamantit në ujë.

Diamantet janë të pranishëm në rreth 35 vende. Afrika e Jugut, Rusia dhe Botsvana janë prodhuesit kryesorë të diamantit ndërsa Australia prodhon pjesën më të madhe të diamantit industrial. Ato gjenden gjithashtu në Indi, Rusi, Siberi, Brazil, Kinë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara .

Në Afrikë, diamantet gjenden në Angola, Botsvana, Republika Demokratike e Kongos, Namibia, Sierra Leone, Afrika e Jugut dhe Tanzani. Ky është një kontinent i pasur me minerale, por diamantët nga disa prej këtyre vendeve quhen diamante të konfliktit pasi paratë përdoren për të financuar luftëra civile dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut. Sierra Leone dhe Angola janë të njohura për këtë.

Kjo tregti u nxor në dritë në filmin e Leonardo di Caprio “Blood Diamond”dhe tani është fenomen i njohur në të gjithë botën.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës diamantet gjenden në tre shtete: Arkansas, Kolorado dhe Wyoming . Ato ndodhin në zonën e vijës shtetërore Kolorado-Wyoming . Ka patur edhe miniera tregtare të diamantit në liqenin Kelsey edhe pse ai u mbyll në vitin 1998 por ka plane për ta rihapur atë.

Në Arkansas është miniera e vetme që është në pronësi të publikut dhe vizitorët mund të kërkojnë diamantë dhe të mbajnë atë që gjejnë. Kështu që mos prisni por udhëtoni drejt Arkansns.

Minierat e diamantit filluan në Kanada në kohën kur diamantët afrikanë u tronditën nga tradita e  korrupsionit që solli konflikte. Ky vend është prodhuesi i tretë më i madh i diamantëve në botë. Një prej minierave më të famshme gjendet në veri të Yellowknife ku prodhohen mesatarisht  4-5 milion karatë vit. Kjo ishte miniera e parë në Kanada.

Lexo edhe :  Jeff Bezos “dëbohet” nga venecianët, dasma luksoze zhvendoset pas protestave

Ekziston edhe miniera e diamantit Snap Lake që prodhon një mesatare prej rreth 1.5 deri në 2 milion karat në vit. Ajo gjithashtu gjendet në Yellowknife. Miniera e fundit e diamantit është miniera Jericho e cila prodhon rreth 500,000 karat në vit.

/Fajala.al

Të fundit

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Lajme të tjera

Web TV