Rruga e opozitës duhet të jetë përtej dyerve të gjykatës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Humbja e tretë radhazi e Partisë Demokratike në 25 prill të 2021 përballë Partisë Socialiste, ishte tronditëse për opozitën edhe jo vetëm për atë mendoj, por më shumë se aq, në tërësi për politikën tonë. Pas shumë e shumë aksioneve politike të ndërmarra nga Partia Demokratike, përpjekjet e anëtarëve e simpatizantëve të opozitës arritën deri tek vendimet ekstreme të drejtuesve të saj, si djegia e mandateve apo bojkoti i zgjedhjeve lokale, u zhvilluan protesta denoncime të shumta etj. E me gjithë këtë mund e shpresë demokratët nuk mundën të gjenin dot rrugën e duhur për tu rikthyer në pushtet. Ata nuk ja dolën, dhe arsyen se përse nuk ja dolën, janë thënë e kemi dëgjuar një mijë e një mendime e janë zhvilluar analiza pafund. Ka pasur edhe akuza, kemi dëgjuar të artikulohet edhe nga ato të pa imagjinueshmet, skenarët e shitjes së zgjedhjeve. Por më dëshpëruesja për demokratët nuk ishte thjeshtë humbja e zgjedhjeve dhe ideja e një opozite të stërzgjatur, por zhvillimet pas humbjes në selinë blu, ajo çka po vinte po na krijonin idenë që rruga që po zgjidhte Partia Demokratike ishte ajo e humbjes si opozitë, mbetja e vendit pa opozitë. Vendimi i Departamentit të Shtetit Amerikan për të shpallur z.Berisha , liderin historik të demokratëve “Non Grata”, moment tjetër ky që erdhi si i thonë në këto raste ” si me i hudh benzine zjarrit”. Kjo e krijoi si një ring përplasjesh në Partinë Demokratike. Berisha dhe Basha dy liderat e PD-së, të dy bashkë qysh prej 17 vitesh kishin qenë të pandarë, e tashmë rrethanat i sollën si nuk ishte menduar aty përballë njeri tjetrit për të ndarë apo për të ngatërruar më keq gjërat në PD. Kjo përballje solli kalvarin e përplasje të forta, të cilat vazhdojnë prej 1 viti, e njëjta melodi, njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Eh demokratët e shkretë të lodhur , të mërzitur, të mpirë, nuk dinë e nuk dinë me kë janë e ku po shkojnë. Partia Demokratike fatkeqsisht është në momentet më kritike, as në vitin e zi 97 nuk ka qenë kjo situatë, atëherë kundërshtari ishte përballë, tani është brenda, duket sikur Rama është harruar. E po të pyesësh demokratët kush është kundërshtar i Berishës, të përgjigjen Basha, e po të kush është i Bashës, direkt të përgjigjen Berisha, sepse përballja degradoi deri në përplasjen e turpshme të 8 janarit ku demokratët u deshën të përlesheshin si në filmat e vjetër ku luftohej për marrjen e kalave. Por koklavitja e probleme në PD nuk është vetëm në oborrin e saj, zyrat, degët, grupin parlamentar, çështja është edhe në gjykatë, po luftohet juridikisht në të gjitha shkallët e gjyqsorit, ku kërkohet kujt i përket PD-ja. Po a zgjidhen problemet e Partisë Demokratike në dyert e gjykatave apo ka rrugë të tjera zgjidhjesh? Unë mendoj që vendimi i pritshëm në muajin nëntor i Gjykatës Apelit për njohjen apo jo të vendimeve të kuvendit 11 Dhjetorit do çliroi Partinë Demokratike, dhe demokratët. Ndoshta nuk do çliroi dy liderët e tyre, që janë plasur dyerve të gjykatave, një sjellje kjo e ngjashme me ato të historive familjare ku u janë prishur nga marrëzia interesat e kërkojnë ndarjen e shtëpisë. Por Partia Demokratike është e demokratëve quhet dhe prosupozohet të jetë aset kombëtar. Parti që ka marrë në zgjedhjet e fundit 630 mijë vota, është opozita e vendit, e duhet të sillet e tillë, të mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e ngushta personale të një lideri apo të tjetrit. PD-ja nuk mund të ndahet si tortë, ajo është nevojshmëri për tu bashkuar, nëse mundet e ka dëshirë dhe vullnet. Si do qoftë vendimi i gjykatës ajo prapë do quhet Partia Demokratike dhe jo prona e atij apo këtij. Nëse unë do isha gjykatësi i çështjes, do merrja një vendim që e mendoj të drejtë, pa i dhënë përparësi askujt në këtë histori të papreçedent politike, nuk do njihja as kuvendin e zhvilluar në 11 dhjetor nga Berisha dhe as kuvendin e 18 dhjetorit të zhvilluar nga Basha. Unë do lija në fuqi një kuvend të zhvilluar më parë këtyre të dyve, atë të korrikut. Atë kuvend ku Basha dhe Berisha ishin bashkë të dy e kundërshtar kishin Ramën e jo njeri tjetrin. E nëse ky vendim nuk i pëlqen të dyve, problemi i tyre, problem po të duan le ta vazhdojnë edhe mëtej psh tek zonja Eni të dielave. Vendimi i gjykatës duhet të jetë në favor të demokratëve, e diçka e kalueshme sepse vendi kërkon opozitë, politika kërkon të djathtën e jo dy të majta. Willson Çurçill ka një thënie të madhe ” Politilani bëhet burrë shteti kur mendon për brezat e ardhshëm, dhe jo për zgjedhjet e ardhshme”.

Të fundit

Vera dhe vreshtaria, qeveria miraton ngritjen e një komisioni të posaçëm

Vera dhe vreshtaria tashmë do të kenë një komision të posaçëm. Vendimi është marrë këtë të enjte në mbledhjen...

Rekursi/ Ilir Meta i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia. Përmes avokatit Genci Gjokutaj, Meta ka depozituar një rekurs kundër vendimit...

Gjesti hap zemrën? Cila femër e ka lënduar?

Ditën e djeshme, një debat i ashpër shpërtheu mes Gjestit dhe Xumit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, kur Xumi përmendi lidhjen e...

Pas 11 Majit, PD ndryshon emrin…

Nga ARTUR  AJAZI Primaret nuk i bëri. Strukturat dhe komisarët politikë, i nis vetëm kryetari. Listen e bën vetëm ai. Në emisionet televizive nuk shkohet...

RENEA e FNSH ‘bastisin’ Pogradecin, sekuestrohen 100 mijë euro, armë e drogë!

Forca të shumta policie, RENEA e FNSH kanë bastisur Pogradecin, në një operacion të nisur që orët e para të mëngjesit së 17 janarit. Operacioni është...

Lajme të tjera

Web TV