Lufta ka qenë një pjesë e rëndësishme e historisë njerëzore. Disa mund ta quajnë atë një veprim humanist që vjen natyrshëm ashtu si instinkti kafshëror për të vrarë gjahun pavarësisht se nuk është i uritur.
Luftërat filluan fillimisht në bazë të dallimeve racore, më pa evoloi duke u bazuar në besimin fetar dhe përfundoi duke qenë mjeti kryesor për pushtetin politik dhe financiar.
Qytetërimi Wari (Huari) është një qytetërim nga Peruja i cili lindi në vitin 600 pas Krishtit. Që nga viti 2013, arkeologët kanë qenë në kërkim për të gjetur mbetje dhe artefakte që do të përfaqësonin dhe përshkruanin më mirë kulturën Wari.
Në vitin 2017, një ekip arkeologësh të udhëhequr nga eksploruesi Justin Jennings që punonte për Muzeun Mbretëror të Ontarios kishte udhëtuar në Quilcapampa në Peru për të gjetur gjurmë të kulturës Wari.
Ata gjetën mijëra fruta të ngjashme me manaferrat, të cilat u përpunuan për të bërë chicha, një pije alkoolike e fermentuar. Sasia e madhe e këtyre frutave, si dhe sasia e madhe e fucive të zbuluara i bëri arkeologët të besonin se perandoria Wari po përdorte birrën si një mënyrë për të nxitur lidhjet politike dhe ekonomike me perandoritë fqinje.
Nuk ishin vetëm bankete politike ku diplomatët e dehur do të arrinin në një konsensus paqësor, por edhe nxitja për të dehur perandoritë e tjera dhe për t’i mbajtur ato të tilla për të shmangur çdo konflikt.
Kultura e popullit Wari ishte shumë pasive dhe paqësore. Duket se ata e kuptuan idenë se prosperiteti mund të arrihet vetëm me bashkim. Kompleksi arkeologjik Wari në Ayacucho zotëron disa pjesë qeramike të cilat ofrojnë një pasqyrë të origjinës së qytetërimit. Vendndodhja ndodhet 25 km në verilindje të qytetit Ayacucho në Ande.
Ky është një koncept mjaft interesant pasi birra nuk ishte me të vërtetë një gjë e rrallë, gjithsesi, ajo është zbuluar rreth vitit 10,000 para Krishtit. Historianët thonë se marrëdhëniet diplomatike janë ndërtuar falë kësaj pije alkoolike.
Mund të themi se birra e ka mbajtur të gjallë qytetërimin Wari për shekuj.