Çfarë nuk thuhet për të, Xhensila Myrtezaj i përgjigjet komenteve negative: Kam fituar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Daljet e saj në publik janë të rralla, duke zgjedhur një profil më të ulët për mediat. Por kur Xhensila është pjesë e paneleve televizive, natyrisht që pranon t’i thotë të gjitha.

E ftuar në “Më lër të flas”, këngëtarja na foli pak më shumë për vajzën e saj të vogël Ajka dhe u shpreh se ndjenja e mëmësisë është një ndjenjë që do të donte të ndodhte dhe njëherë.

“Do sjellim dhe fëmijë të tjerë. Ajka është bashkëpunimi më i bukur që kam bërë me Besin. I ka ngjarë shumë Besit nga karakteri. Ajka është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor. Le të bëhet në jetë çfarë e bën atë të lumtur”, tha ajo.

Xhensila foli për herë të parë edhe lidhur me komentet negative që merr në rrjete sociale ashtu si çdo personazh i njohur.

“Ne përshtatemi, si kameleon. Nuk kam bërë kompromis, por jam shumë më e qetë. Me çfarë dëgjoj rreth e rrotull kam fituar imunitet”, u shpreh këngëtarja.

Të fundit

Kapitullimi i Japonisë dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më 2 shtator 1945, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Missouri, e ankoruar në Gjirin e Tokios, ndodhi një...

Orë me diell e temperatura të larta/ Rikthehet vera në shtator

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët me temperatura të larta dhe orë me diell. Era do të...

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall "i përmbyllur" nga...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Lajme të tjera

Web TV