Shorti i plotë i EURO 2024, Anglia dhe Italia ‘përplasen’ sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka hedhur sot në Frankfurt shortin e kualifikueseve të Euro 2024 ku skuadrat kanë njohur rrugëtimin e tyre drejt finaleve të turneut.

Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short. Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.

53 skuadrat që morën pjesë në shortin e kualifikueseve, janë klasifikuar nëpër 6 vazo në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23, dhe u të ndanë në dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra (nga Grupi A deri në Grupin G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J.

Shqipëria përfundoi në Grupin E me 5 skuadra duke shmangur superfuqitë e kontinentit, ndërsa Kosova u rreshtua në Grupin I me 6 skuadra.

Dy grupet më interesantë janë ai B ku gjenden Holanda me Francën, si dhe Grupi C ku gjenden Italia me Anglinë e që do të dhurojnë përballje spektakolare.

SHORTI

GRUPI A – Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro

GRUPI B – Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar

GRUPI C – Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë

GRUPI D – Kroaci, Uells, Armenia, Turqi, Letoni

GRUPI E – Poloni, Republika Ceke, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia

GRUPI F – Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni

GRUPI G – Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani

GRUPI H – Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino

GRUPI I – Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra

GRUPI J – Portugali, Bosnjë Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtejn

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV