Bashkimi në PD?/ Analisti: Nuk e shoh të mundur, u shanë e përleshën, e tani…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Dritan Hila thotë se duhet të ketë një bashkim të PD, referuar ftesave për bisedime dhe për të dalë me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale, por thotë se e sheh të pamundur për t’u realizuar.

Duke folur në emisionin “Open” në News24, ai tha se më herët Berisha e Alibeaj “janë sharë e përleshur”, dhe se nuk e di sa e vërtetë mund të jetë bashkimi në këtë moment.

“A duhet apo a mundet? Edhe duhet edhe nuk duhet sepse mund të shkohet edhe në një koalicion partish një opozitë, të vazhdojnë dy degë të PD, por mund të shkohet dhe si konfederatë. Problemi është a munden? Problemi është që këta i hapën një vrimë në fund anijes, sepse personi që kanë zgjedhur si lider, Alibeaj zgjodhi si lider Berishës deri sa pranoi të afrohej, tregon që nuk është bashkim i shëndetshëm që mund të çojë drejt fitores. Nuk e shikoj të mundshme fitoren sepse nuk di sa i vërtetë është bashkimi në bazë, sepse këta janë sharë e përleshur, janë pamjet e 8 janarit, mendoj se duhet bërë një bashkim i opozitës, por a është i mundur, më duket e pamundur”, tha ai.

Ndërkohë nga ana tjetër, Alfred Lela, Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD, u shpreh se bashkimi është i vërtetë dhe se e sheh si rrugën e drejtë për të rrëzuar qeverinë Rama.

Ai tha se bashkimi është i mundshëm sepse ndarja ka qenë artificiale.

“Është bashkim i vërtetë dhe është rruga e duhur. Një premisë është që a është Shqipëria në rrezik? Mendoj se gjithë këta njerëz këtë premisë duhet të kenë dhe nëse nuk e kanë, ka një problem. E dyta është bashkimi për një qëllim, dhe e treta rrëzimi i Ramës, dhe e fundit, politika bëhet për të mundur kundërshtarin dhe ardhja në pushtet, dhe kjo bëhet përmes bashkimit. Ndarja për mua është artificiale, dhe bashkimi do ndodhë se ndarja ka qenë artificiale, kanë qenë ca zemërata, por asgjë thelbësore s’ka pasur”, tha ai.

Lexo edhe :  “Shyqyr po hapen kutitë, kemi shejtanë”, Murrizi: Do bëhem deputet, e di

Pjesë nga diskutimi në studio:

Hila: Si do reagojë Amerika mbetet për t’u parë, sepse investuan shumë te fraksion i Alibeaj që mesa duket mbeti nënpunës i Berishës. Këta ishin të gjithë nënpunës të katapultuar nga Berisha.

Lela: Po bëni diversion, sepse kur Alibeaj kundërshtonte Berishën ishte heroik, dhe tani nënpunës.

Hila: Basha dhe Alibeaj s’më janë dukur asnjëherë heronj. Më janë dukur njerëz që në një moment të caktuar mund të mbijetonte edhe pa Berishën, Basha sidomos.

Të fundit

I nxehti “pushton” Shqipërinë/ Nuk do ta besoni sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë...

Vonesat e fluturimeve, shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata të fluturimeve para se...

Pasi ia “nxiu faqen”/ Adriana Kalas i ‘plas’ dashuria për Berishën: Nuk e tradhtoj!

Adriana Kalaja thotë se Edi Rama ka tentuar ta blejë atë me anë të një biznesmeni të fuqishëm por ajo nuk pranoi dhe qëndroi...

Kredia e bankave shqiptare jashtë vendit arrin nivelin më të lartë në shtatë

Sektori bankar ka rritur ndjeshëm kreditimin jashtë vendit në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në...

Suvatimi i Spaçit!/ Godole: Shumë mirë që bëhen filma, por burgut i është bërë makijazh

Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, në një lidhje me Skype me News 24 u shpreh se burgu i Spaçit...

Lajme të tjera

Web TV