Progres-raporti i KE: Kërkohet bashkëpunim me opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shënon një moment historik të marrëdhënieve të dy vendeve me Bashkimin Europian.

Kështu thuhet në progres-raportin e KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të publikohet më 12 tetor. Sipas Radios Evropa e Lirë, që ka siguruar teksin e raportit, për Shqipërinë vlerësohet progresi në forcimin e strukturave për integrim në BE, por kërkohet që në këtë drejtim të ketë më shumë bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile: “Konflikti i madh i brendshëm me partinë më të madhe opozitare, Partinë Demokratike (PD,) ka ndikuar në jetën parlamentare në Shqipëri”. Komisioni pranon se Shqipëria ka vijuar luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe si shembull përmenden dënimet e disa ish-zyrtarëve. Vendit tonë i kërkohet të bëjë më shumë në parandalimin e pastrimit të parave dhe për frenimin e emigracionit të paligjshëm. Sa i përket Kosovës, theksohet se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, duke kërkuar që Këshilli Europian ta trajtojë me urgjencë çështjen.

Progres-raporti i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen shpejt për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: “Kosova duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive dhe të bëjë përpjekje të tjera substanciale për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, si dhe të kontribuojë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, për normalizimin e raporteve me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe kyçe për t’u mundësuar Kosovës dhe Serbisë avancimin në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”. Por, Komisioni Europian ka edhe një sërë kritikash për Kosovën, duke e vënë theksin tek menaxhimi i dobët i agjendës legjislative, korrupsioni dhe krimi i organizuar, ku kërkohet më shumë përpjekje.Dokumenti përmend edhe funksionimin e gjyqësorit, i cili vlerësohet si “i ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të panevojshme”. Kritikat më të mëdha i adresohen Serbisë, e cila, sipas draft-raportit, “ka shënuar kthim prapa” në përafrimin e qëndrimeve të saj me politikën e jashtme të BE-së, sidomos në rastin e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat Serbia vazhdon t’i refuzojë.

Lexo edhe :  Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

 

Të fundit

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht...

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por…

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët masive që po përhapen...

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail...

“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për të arritur një marrëveshje për...

Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në territorin e vendin. Vihet re një përkeqësim...

Lajme të tjera

Web TV