John Paul De Joria ka rrëfyer në emisionin “Opinion” historinë e jetës së tij dhe rrugëtimin e njeriut që dikur mbeti i pastrehë, por sot renditet ndër 500 njerëzit më të pasur të botës.
Por shumë njerëz mund të jenë kurioz se si mund të kenë sukses në jetë, dhe këshillat më të mira, padyshim mund t’i japë dikush që ka kaluar në këtë rrugëtim.
Janë dy gjëra dhe ditën e sotme kam për të folur për tërë procesin. Ato që janë duke na dëgjuar do i them dy gjërat më kryesore.
Numër 1: Sigurohuni që produkti juaj, dhe nëse nuk është produkt, atëherë shërbimi juaj është më i miri i mundshëm në mënyrë që të jeni në biznesin e ri-porosive dhe jo atë të shitjeve. Shumica e njerëzve kanë një produkt apo një shërbim e thonë si ta bëj në atë mënyrë që ta shes dhe dikush ta blejë. Kjo ndodh një herë. Megjithatë nëse e bën produktin ose shërbimin kaq të mirë sa kushdo që e përdor shërbimin ose merr produktin do të duan ta blenë sërish e sërish. Kështu që kur zhvilloni një produkt, nuk duhet të jetë i mirë vetëm për tani por duhet të jetë diçka që njerëzit do e duan për vite me radhë. Kështu, cilësia e produktit apo e cilësisë duhet të jetë numër 1, ndryshe do të ngelni pa punë. Do të shisni, e shisni, shisni derisa të mbeteni pa punë.
E dyta, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme e vështirë për tu arrirë. Duhet të përgatiteni për shumë refuzime. Njerëzit do ju thonë: je të shëndosh, të dobët, nuk jeni mjaftueshëm të zgjuar, nuk keni shkuar në shkollë, nuk dini çfarë bëni, produkti juaj ta shpif, është i tmerrshëm. Pavarësisht se çfarë thoshin njerëzit unë shita enciklopedi derë më derë gjatë jetës time dhe merrja vetëm komisionin. Ato më thanë se dyert kanë për ty mbyllur në surrat. Ata nuk e din që ti je duke ardhur. Megjithatë duhet të mbash mend që edhe apo të trokasësh në 50 dyer duhet të jesh po aq entuziast siç ke qenë te dera e parë, pavarësisht se 50 dyer të janë mbyllur. Duhet të përgatitesh për refuzim. Nëse përgatitesh edhe njerëzit mendojnë që nuk ke për të arritur suksesin, nuk dukesh mirë, nuk ke para, produkti jot ta shpif, njerëz të tjerë kanë më shumë para se ti, harroje. Duhet ti merrni këto deklarata si të ekzagjeruara dhe të prisni refuzimin. Nëse e dini që do të refuzoheni përpara se të nisni biznesin tuaj atëherë nuk ka për të dhembur aq shumë.”