Legjenda e Manchester United në krah të Brojës: Potter i duhuri, Tuchel do ta largonte!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja vendosi në fillim të sezonit të qëndronte pjesë e Chelseat pavarësisht ofertave që nuk i munguan nga klube ku me siguri do të mund të siguronte më shumë minuta. Megjithatë, sulmuesi i kombëtares ishte i bindur se mund t’ia dilte në skuadrën e zemrës dhe pas shkarkimit të Thomas Tuchel, tashmë nën drejtimin e trajnerit Graham Potter duket se do të marrë më shumë përgjegjësi.

Tekniku Potter njihet për punën e tij me të rinjtë duke marrë më të mirën prej tyre. Ndryshimi vihet re edhe te Broja me 21-vjeçarin që ka pasur minuta në dispozicion ndërsa në fundjavën e fundit gjeti edhe golin e parë me Chelsean teksa entuziazmoi publikun e Stamford Bridge që e vlerëson pamasë talentin e akademisë.

Në lidhje me Brojën së fundmi ka folur edhe legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand i cili thekson se trajneri Potter është i duhuri për të rinjtë ndërsa shton se me Thomas Tuchel, lojtari shqiptar edhe mund të ishte larguar nga skuadra.

“Chelsea ka shumë lojtarë të rinj, një nga ato është Broja. Ai ka shumë klube që e vlerësojnë, por te Chelsea duket se kanë ndryshuar filozofi pasi në të kaluarën me siguri do ta kishin shitur. Kështu është edhe situata me Gallagher, por tashmë të rinjtë si Broja po vlerësohen dhe në klub janë të kënaqur nga zgjedhja për të mos i larguar. Kam përshtypjen që të rinjtë do të përfitojnë nga largimi i Tuchel pasi Potter i beson shumë lojtarëve të së ardhmes, Chelsea ka një akademi fantastike”, u shpreh Ferdinand.Major U-turn as Rio Ferdinand changes pick to win Premier League title

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV