Dalin rezultatet e lëndimit, ja sa do të qëndrojë jasht fushave Dybala

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paulo Dybala pësoi një dëmtim të çuditshëm në ndeshjen Roma-Lecce (2-1). Fantazisti argjentinas i dhuroi fitoren verdhekuqve me penalltinë e ekzekutuar saktë, moment gjatë së cilit pësoi një tërheqje muskulore.

Sot ka dalë përgjigja e rezonancës së 28-vjeçarit argjentinas, i cili ka pësuar një tërheqje të muskulit të kofshës së majtë, dëmtim që do e mbajë jashtë fushave nga 4 deri në 6 javë.

Roma pritet ta ketë sërish në dispozicion në vitin 2023, teksa Dybala shpreson të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës Katar 2022, që do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor.

Rasti më i mirë konsiston në rikthimin e Dybala pas një muaji, opsion që do i rriste shanset për të luajtur në Botëror, por qëndrimi jashtë rreth 6 javë do ndikonte që të humbiste pjesëmarrjen me Argjentinën e tij në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

Të fundit

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Kaluan fundjavën në Shqipëri, largimi i mijëra vizitorëve shkakton fluks automjetesh

Mbarimi i fundjavës shënon edhe kthimin masiv të pushuesve nga Kosova, të cilët kanë kaluar ditët e pushimit në bregdetin shqiptar. Segmenti nga tuneli...

48-vjeçari i vërsulet turmës me makinë! Arsyeja, mosmarrëveshja me gruan

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë, pasi një burrë 48-vjeçar me origjinë irakiane përplasi me makinë një turmë njerëzish. Mësohet se ngjarja ndodhi në Pasau...

Përplasje me gazetarët, Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për mediat pas një debati të tensionuar me gazetarët. Shkak për reagimin...

Lajme të tjera

Web TV