Edy Reja flet mbi të ardhmen: “Dua të qëndroj këtu. Broja? Njëherë fiket, njëherë ndizet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, foli në emisionin “Skaner”, për të ardhmen e tij. Reja u shpreh se Shqipëria nën drejtimin e tij ka pasur rritje.

Referuar rezultateve të fundit, italiani tha se nuk mund të bënte mrekullinë, duke parë mungesat e shumta të lojtarëve.

Ai shtoi se do të ulet me presidentin Duka dhe do të vendoset e ardhmja, ku shtoi se në rast se nuk bien dakord, do të rikthehet andej nga ka ardhur.

“E ardhmja? Kjo nuk varet nga unë, varet nga kush është me mua. Nga ai që më njeh dhe ata që kanë konsideratë për mua. Kjo do të flitet pas nëntorit, kur të përfundojë kontrata. Nuk dua të flas për kontrata, por për mua nuk përbën problem. Unë shoh ende lojtarë që më marrin në telefon të shqetësuar, sepse kemi raporte të mira. Nëse ju doni trajnerë të tjerë dhe unë e kuptoj, sepse nga sa kam ndjekur, dhe kritikat janë gjithmonë prezentë. Por, çfarë kërkoni më shumë?! Kur mora drejtimin e Kombëtares, renditeshim në vendin e 35-të në Europë. Tani jemi në vendin e 27-të. Fituam grupin në Ligën e Kombeve. Mendonim për një moment që po shkonim për pak në play off e Botërorit. Nuk e di se çfarë kërkoni më shumë”, u shpreh ai.

Reja u pyet edhe për Armando Brojën, për të cilin tha se nuk mund të luajë një ndeshje të plotë, për shkak të minutave të pakta te skuadra e Chelsea. Për sulmuesin, Reja tha se herë ndizet dhe herë fiket.

“Nuk ka asnjë histori mes meje dhe Brojës. Jeni ju që jepni mbivlerësime të caktuar për lojtarët. Broja vërtet luan të Chelsea, por luan pjesë të lojës, 20 ose 30 minuta dhe në fakt duhet të gjejë kondicionin. E njëjta gjë edhe për Asllanin, që u aktivizua vetëm një pjesë te Interi. Diskutimi për Brojën është ky, është një djalë i ri 20-vjeçar, ka eksperiencën në Angli, ku bëri mirë, por nuk e ka ritmin e garës. Luan 20-30 minuta, nuk bën kurrë 90 minuta. Nuk ka nisur asnjë ndeshje nga fillimi. Broja është si drita, njëherë ndizet njëherë fiket. Unë nuk kam kurrë një preferencë, e konsideroj si gjithë të tjerët në skuadër. Broja ka një hap më shumë, sepse fizikisht kur niset në fushë, nuk e ndalon askush”, tha tekniku italian.

Të fundit

Kore e Jugut/ Punëtorët e Samsung nisin grevë për herë të parë

Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në Korenë e Jugut, e kanë nisur të premten grevën e parë ndonjëherë. Samsung...

Çfarë ndodhi dy vite më parë, dalin detaje të reja nga divorci i Besit me Xhensilën

Teksa u komentua marrëdhënia e krisur mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, ish konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Bakaj tha ne TCH se problemet mes...

MUHAMET DERRI OSE FORMATI I RRITJES SË NJË PERSONALITETI

Mbi librin “Në rrjedhën e jetës së një jetimi”  Nga QAZIM SHEHU  Koha gjithnjë e sjell nevojën e sfidës me të,sidomos një kohë e vështirë, që...

Vrasja në Dhërmi, policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të Eraldo Nevruzit

Vijojnë kerkimet nga policia për trupin e recepsionistit Eraldo Nevruzi. Kërkimet nga policia janë përqëndruar në zonën Dhërmi-Himarë. Kërkimet po kryhen në terren nga toka,...

Historia/ Robert Kennedy: vrasja e një “pothuajse presidenti”

Pesë vjet pas vrasjes së John Fitzgerald Kennedy, vëllai i tij Robert u vra gjithashtu, ndërsa festonte fitoren e tij në zgjedhjet paraprake në...

Lajme të tjera

Web TV