Fjalimi i bujshëm i Ramës në Këshillin e Europës, Berisha: Turp, foli si Enver Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha më herët për kryeministrin Edi Rama, se kudo që shkon, shkon si anti-shqiptar, referuar fjalimit në Këshillin e Europës.

Ndërsa, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se Rama ka thyer rregullat në Këshillin e Europës pasi zgjati fjalimin, gjë e cila sipas tij, e ka bërë lideri i Bjellorusisë, Lukashenko.

Kryedemokrati tha se për shkak të fjalimit të tij përfaqësuesit e shteteve në Këshillin Europain bojkotuan darkën e ftuar nga kryeministri Rama.

“Dita e turpit për Shqipërinë se me fjalën e tij përfaqësuesi i qeverisë shqiptare shkaktoi bojkotin e darkës së tij. Ata janë përfaqësues të vendeve mike, ata bojkotuan anëtarë të NATO dhe të Këshillit të Europës, sikur të ishte Lukashenko apo Gadafi. Rama foli aty në mënyrë absolute si njëri prej këtyre të dyve. Vetëm diktatorët thyejnë ligjet. Njeriu i vetëm që tejkalonte kohën ishte vetëm Lukashneko në Europë dhe në  OKB e bënte Gadafi, Kastroja dhe këta të Iranit. Nuk e bën kurrë një lider se kanë program tjetër. Të shkosh në Strasburg, në qoftë se shkove me qëllim që ti heqësh një njollë Shqipërisë e drejtë, ne kemi një njollë të padrejtë nga Dick Marty. Ky shkoi si të ishte Enver Hoxha në Bukuresht,” tha Berisha.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV