“I ftohti i madh”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet dhe raundi i katërt i Europa League. Zhgënjen sërish Roma e Mourinhos duke barazuar 1-1 në Spanjë ndaj Real Betis. Ekipet angleze nuk zhgënjejnë duke fituar respektivisht ndeshjet e tyre: Arsenal mundi Bodo Glimt me rezultat minimal 1-0 kurse United mposhti 1-0 Omonian në minutat e fundit të ndeshjes(93′).

Tani fokusi i mediave sportive kthehet tek kampionatet, aty ku disa derbi na presin këtë fundjavë.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë:

Hapja e sotme e La Gazzetta dello Sport i kushtohet momentit të Juventusit: “I ftohti i madh”, duke saktësuar se si ekipit nuk i ka pëlqyer aspak tërheqja e vendosur nga trajneri i Juventusit. Lojtarët përballen me Allegrin, por nesër rikthehen në fushë dhe do të jetë derbi delikat kundër Torinos.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 14/10/2022

Corriere dello Sport fokusi shkon te drejtuesi i familjes Agnelli: Juve, Elkann vendos”. Mbi 700 milionë euro janë derdhur në arkat e klubit gjatë dy viteve, por pa rezultat Të gjithë janë për debat, përfshirë edhe Agnelli: e ardhmja është në duart e John Elkann.Faqja e parë Corriere dello Sport 14.10.2022

“Mister, ne jemi me ju” është titulli i Tuttosport. Është në prag të derbit dhe gazeta torineze mbështet Allegrin në ndeshjen e radhës.Home Tuttosport 14/10/2022

AS hapet me Barçën para sfidës në El Clasico që do të luhet këtë të diele: “Depresioni para klasikes”. Barça, e plagosur për në Champions pasi hipotekoi asetet e klubit për 865 milionë euro.Home AS 14/10/2022

“Duhet të fitojmë La Ligën” ka shkruar katalanasja Sport. Laporta dhe Xavi bien dakord që objektivi prioritar të jetë kampionati. Presidenti vazhdon të besojë në bastin e teknikut, por kërkon rezultate.Prima Pagina Sport 14/10/2022

Marca hapet me titullin: “Për tu hapur plagën”. Madridi dëshiron t’i japë një tjetër goditje të rëndë Barçës pas katastrofës në Champions.Prima Pagina Marca 14/10/2022

Lexo edhe :  Nuk do ta besoni se sa fiton Cristiano Ronaldo në një vit!

Mirror Sport hapet me talentin brazilian të Newcastle: “Bruno nuk lëviz”. Newcastle i dërgon mesazh të drejtpërdrejtë Real Madridit dhe Barcelonës se Bruno Guimaraes nuk lëviz në janar për një shifër më pak se 500 milionë funte.Prima Pagina Mirror Sport 14/10/2022

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV