‘Mund ta votoj’/ Grida Duma mbështet Edi Ramën për amnistinë fiskale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja demokrate Grida Duma ka dalë në mbështetje të qeverisë për amnistinë fiskale.

Nëse bëhet  për fëmijët e shqiptarëve, tha ajo, mund t’i bashkohet votave të socialistëve.

Por sipas Dumës qëllimi i nismës së propozuar nga Edi Rama nuk bëhet për emigrantët por për të ashtuquajturit investitorë strategjikë.

“Ne kemi takime të shpeshta me ndërkombëtarët, shqetësimet e tyre na i kanë bërë të ditura, që amnistia fiskale është në dëmtim të Shqipërisë, në rrugën e integrimit dhe për vendin. Kjo është ajo që na kanë prezantuar. Ne duhet të na paraqitet ky draft i famshëm, të cilin FMN-ja e ka kthyer mbrapsht duke thënë se ajo që na është paraqitur ka probleme të mëdha.

Në dijeninë time, këto janë biseda në korridore, i është kërkuar qeverisë që të ripërcaktojë termat e referencës për amnistinë.

Në qoftë se e ka vërtetë për paratë e emigrantëve të cilat duhet të investohen në Shqipëri, sepse ata që kanë punuar në punë të zezë, nuk kanë pasur mundësi t’i legalizojnë në vendin e tyre, ne nuk mund të jemi kundër emigrantëve tanë. Por drafti nuk është për ata, është për pika të errëta të investitorëve strategjik”, tha Duma.

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV