Fjalimi i Ramës në KiE/ Balla: Pse u hodhën në sulm Berisha dhe Meta, kë duan të mbrojnë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama, në KiE, lidhur me Koosovën, edhe një herë ka ndarë mazhorancën dhe opozitën, sa i përket qëndrimeve krejtësisht të ndryshme.

Pas shumë kritikash nga fronti opozitar, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se shqiptarët duan shpjegime se pse Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan PRO, sa kohë ajo Rezolutë kishte zanafillën në një mocion për rezolutë (Dokumenti 11574, datë 15 Prill 2008) të propozuar nga drejtuesi i delegacionit rus Konstantin Kosachev, bazuar në tregime të paverifikuara si skenarë për filma fiction të Carla Del Ponte.

Gjithashtu Balla thekson se ka qenë ai që e ka denoncuar heshtjen e Sali Berishës ndaj dokumentit të hartuar në Moskë, që në verën e vitit 2008.

“Sot pyetja që shtrohet është: Ndërsa Shqipëria zyrtarisht përmes Kuvendit dhe Kryeministrit Edi Rama fillojnë përpjekjen për ta pastruar këtë mal të madh balte dhe trillimesh, të denjë për filma horror, Sali Berisha dhe Ilir Meta pse janë hedhur në sulm?! Çfarë dhe cilët duan të mbrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta? Rezolutën e Dick Martyt? Apo votën e tyre pro saj?-, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Ballës

Prej 24 orësh koalicioni Berisha-Meta është hedhur në sulme dhe sharje, edhe pse të paktën duhet të heshtnin, sa kohë që në vitin 2011 e kanë votuar sëbashku PRO Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport (Doc. 12462, datë 7 janar 2011) të Dick Marty.

Shqiptarët duan shpjegime se pse Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan PRO, sa kohë ajo Rezolutë kishte zanafillën në një mocion për rezolutë (Dokumenti 11574, datë 15 Prill 2008) të propozuar nga drejtuesi i delegacionit rus Konstantin Kosachev, bazuar në tregime të paverifikuara për filma fiction të Carla Del Ponte.

E kam denoncuar heshtjen e Sali Berishës ndaj dokumentit të hartuar në Moskë, që në verën e vitit 2008.

E kam denoncuar votën pro të Sali Berishës dhe Ilir Metës, për atë Rezolutë skandaloze në vitin 2011 gjithashtu.

Kam denoncuar edhe lidhjet e Partisë Demokratike me financime të paligjshme ruse.

Sot pyetja që shtrohet është: Ndërsa Shqipëria zyrtarisht përmes Kuvendit dhe Kryeministrit Edi Rama fillojnë përpjekjen për ta pastruar këtë mal të madh balte dhe trillimesh, të denjë për filma horror, Sali Berisha dhe Ilir Meta pse janë hedhur në sulm?!

Çfarë dhe cilët duan të mbrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta?

Rezolutën e Dick Martyt? Apo votën e tyre pro saj?

Megjithatë, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme, historike madje, në rrugën e shpalljes si të pabazuara të pretendimeve për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre 11 viteve, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Lufta e UÇK ishte luftë e pastër, e drejtë dhe çlirimtare!

Të fundit

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

Lajme të tjera

Web TV