Trajneri i PSG, Galtier flet për mardhënien me Mbappen: “Ne nuk puthemi çdo ditë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier ka thënë se nuk kishte folur me Kylian Mbappen për thashethemet për largimin e tij, por tha se nuk kishte parë asnjë pengesë në angazhimin e tij.

Në një konferencë të tensionuar për shtyp përpara ndeshjes të së dielës kundër Marseilles, Galtier mohoi se atmosfera është negative në dhomën e zhveshjes së PSG-së dhe akuzoi mediat për keqinterpretim.

“Çfarëdo që të them unë nuk më besoni kurrë, shkruani të kundërtën e asaj që them unë. Unë ju them se gjithçka po shkon mirë, se ata janë solidarë dhe ju thoni të kundërtën. Unë nuk jam këtu për të komentuar thashethemet, deklaroi ai.

“Sigurisht që ne nuk puthemi çdo ditë në dhomën e zhveshjes, është normale, por mund t’ju them se kjo atmosferë është shumë më e mirë se në vende të tjera dhe se është më e mirë nga ajo që thoni dhe mund ta imagjinoni”.

Në lidhje me thashethemet për largimin e Mbappes të publikuar të martën, disa orë para ndeshjes kundër Benficas në Champions League, Galtier nuk pranoi të komentojë dhe tha se sulmuesi “kishte përgjigjen më të mirë”, pasi ishte lojtari i ndeshjes në barazimin 1-1.

“Kam shumë gabime, por jam shumë i sinqertë, nuk gënjej. Sa për Kylian, nuk kam folur me të për thashethemet, por e kam parë shumë të përkushtuar në përgatitjen e tij dhe serioz në qëndrimin e tij”, shtoi ai.

Të fundit

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Twitter (X) në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën. Sipas të dhënave nga...

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit të ashtuquajtur “treni bullgar”. “Treni bullgar”...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Lajme të tjera

Web TV