Mourinho sulme indirekte ndaj klubeve: “Po vijnë peshkaqenët e dështuar nga Championsi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Europa League në këtë vit do të kthehet në një turne shumë të ndjekur nëse sipas situatës aktuale të grupeve, aty do të përfundojnë Barcelona, Juventusi, Milani, Sevilla, Ajax apo Atletico Madrid. Një situatë që nuk i pëlqen edhe aq Jose Mourinhos i cili me Romën e tij shpreson që të ecë sa më shumë në këtë turne.

Skuadrat që dalin të tretat në Champions League luajnë në një play-off me skuadrat që dalin të dytat në grupet e Europa League dhe Roma mund të përballet me një prej këtyre ekipeve të cilat padyshim marrin menjëherë rolin e favoritëve, siç ka pranuar edhe vetë Mourinho me një sulm të hapur ndaj skemës së UEFA-s që kishte krijuar këtë çudi.

“Pas pak do të mbërrijnë të gjithë peshkaqenët që kanë dështuar në Champions. Atyre do t’u duket diçka e madhe pasi në atë pikë do të kthehen në favoritët e turneut. Sipas meje, nuk duhet të kthehen në lojë këtu, por ky është realiteti”, ishin thumbimet e tij ndaj skuadrave që pritet të vijën nga turneu më i rëndësishëm për klube në Europë.

Të fundit

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Brooklyn Beckham “fsheh” tatuazhin për mamanë në mes të krizës familjare me prindërit

Brooklyn Beckham ka bërë një ndryshim të dukshëm në tatuazhet e tij, që për shumë mendohet si një “mesazh i heshtur” në mes të...

Restaurimi i Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Tymnajë e panevojshme

Në godinën e ish-burgut të Spaçit, monument kulture i kategorisë së dytë po kryhen disa ndërhyrje si pjesë e një projekti restaurimi të Institutit...

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë të djegura në katër orë

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një plumb në skenën e Butler,...

E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Më quani një “bobo” të shtresës së mesme, por arti i rrugës me frymëzim nuk ka asgjë të përbashkët me shkrimet e spërkatura që...

Lajme të tjera

Web TV