Kujtim Gjuzi vetëshpallet kandidat për kryetar bashkie/ Publikon “CV e pasur” të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kujtim Gjuzi i Konservatorëve, është vetëshpallur kandidat për kryetar bashkie, si përfaqësues i opozitës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjuzi ka publikuar dhe një CV të tij nga arsimi, tek ikja emigrant në Itali deri tek dekorimet e medaljet.

Por krahas ambicies për kryetar, Gjuzi ka dhënë edhe një mesazh për ata që sipas tij e fyejnë me libër shtëpie.

“Ndal! Intimidimin! Stop fyerjes!

Per ata qe shajne dhe fyejne me liber shtepie Kujtim Gjuzin mbrapa shpine ju them:
Jeni te falur ju majtist fryksa e fuksa as dini e beni!
Kujtim Bajram Shadi Gjuzi Lindi ne Tirane me 1959
Jam kryefamiljar me 4 Femije.

Profesionet:
07 Deri 19 Vjeç Modelist Moda.
Shkolla e mesme Elektro Teknike Tirane.
Ushtria Toga Xhenjo, Rep. Diko Zeqo Rrapi tresh Janar 1979 – 1981
Shtator 1981 – Gusht 1991 punonjes teknik Rep. N
Gusht 1991 – Gusht 1992 Itali – Greqi Turizem Emg.
Korrik 1993- Maj 2006 Administrator “Gjuzi” Shpk.
Maj 2006 – Janar 2019 Drejtor Marketing ne Shpk.F
Maj 2019 Shtator 2021 Deputet Kuvendi RSH

Arsimi i larte:
Ekonomist Biznesi kryer diten UBT
Gjuhet e huaja:
Italiane e mbrojtur Greke jo e mbrojtur.
Aktivitet Politik, Civil & Nderkombetar.
Keshilltar Opozitar Bashkia Tirane 2000 – 2008
Kryetar i komisionit te Zhvillimit Urban 2000 – 2004
Anetar AFA Ëiena – Austria 1999 – 2000
Anetar PPKE Bukuresht Romania 1999 – 2001
Anetar ËVP Ohri – Makedonia 2008
Vizitor Info Bashkia Selanik – Greqia 2008
Anetar Konferenca Nderkombetare Mbrojtje e Lumenjeve, Porteve, Deteve dhe Oqeaneve Napoli – Italy 2019

Tituj:
Ambasador per Paqe Tivar Mal i zi 2008
Dekorim me medalje.

Lexo edhe :  E kërkonte Franca, “skifteri” shqiptar kapet në Angli me mbiemër të ndryshuar

Presidenca e Shqiperise 1985 per:
“Trimeri Civile ne mbrojtje te jetes se banoreve ne Veri te Shqiperise”
Shkrime, diskutime, intervista ne Radio TV Shqiptare dhe te huaja mbi 1010 syresh me zero lapsus leksikor ne ligjeraten Shqip.

Kushdo qe propozon emrin tim si kandidat per kyetar bashkie ne primaret e opozites se bashkuar per shpetimin e Shqiperise ka konsideraten time me te larte.

Ju faleminderit.
Dv. Gj.K”, shkruan Gjuzi.

 

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV