Protesta e pedagogëve, ministrja: Vetëm me dialog dhe bashkëpunimi gjejmë zgjidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka dhënë një mesazh për të gjithë pedagogët gjatë fjalës së saj në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Ajo është shprehur se të ofrosh cilësi në arsimin e lartë është një përgjegjësi dhe detyrim i përbashkët. Sipas ministres nuk është vetëm detyrim i qeverisë.

“Është përgjegjësi e jona, e politikëbërësve, e qeverisë, e ministrisë, por është edhe përgjegjësi e menaxhimit të universiteteve. Po ashtu është edhe përgjegjësi e juaja, e të gjithë pedagogëve dhe e stafit të universiteteve. Shpeshherë gjendemi përballë sfidave të vështira. Shpeshherë kemi debate me njëri-tjetrin. Shpeshherë kemi mosdakordësi. Por në vend që të konfrontohemi unë besoj që zgjidhja më e mirë është që ne të ulemi bashkërisht pikërisht me frymë konstruktive me frymë dialogu me frymë ndershmërie, dhe duke mirëkuptuar njëri-tjetrin. Duke mirëkuptuar kushtet reale dhe burimet që kemi në dispozicion”, tha ministrja.

Kushi tha se të ardhurat e universiteteve nuk janë vetëm tarifat e studentëve pasi tarifat e studentëve janë vetëm një komponent i burimit të të ardhurave.

“Por një nga risitë e ligjit të arsimit të lartë ishte që i jep mundësi universiteteve që të ofrojnë shërbime për palët e treta dhe duke gjeneruar në këtë mënyrë të ardhura, me ekspertizë, me hartim projektesh, me asistencë teknike, me oponencë teknike. Ka shumë universitete që e bëjnë më së miri këtë duke siguruar të ardhura që më pas mund t’i shfrytëzojnë më pas për rritjen e pagave të pedagogëve. E ndërkohë, ne do të punojmë edhe për të mbështetur kërkimin shkencor, edhe për infrastrukturën e kërkimit shkencor. Por ndërkohë do të kërkoja dhe nga ju sa më shumë përkushtim, sa më shumë përpjekje të përbashkëta, sa më shumë angazhim, në mënyrë që të gjejmë zgjidhje për çdo shqetësim, për çdo problematikë që kemi. Të bëjmë më të mirën për studentët tanë. Ne tashmë kemi një dialog me universitetet, me rektorët, me sindikatat, me pedagogët. Le ta shfrytëzojmë këtë komunikim për të bërë më të mirën për universitetet tona, më të mirën për studentët, por më të mirën edhe për pedagogët sepse jam e bindur se ata meritojnë shumë më shumë dhe patjetër që do të vazhdojmë të punojmë në mbështetje të tyre”, tha ministrja ndër të tjera ministrja Kushi.

Lexo edhe :  1200 kredi të buta për familjet e pastreha, të prekurit nga tërmeti me banesa më cilësore

Prej javësh pedagogët kanë dalë në protesta për të kërkuar rritje rroge. Pedagogët theksojnë se nuk do të negociojnë për kërkesat e tyre dhe kërkojnë rritje 30 % për këtë vit dhe 20% në vitin e ardhshëm. Por përgjigja e kryeministrit Rama për kërkesën e nga Universiteti Bujqësor ishte duke i thënë se mund të bëjnë vetëm rritje me 7%. Sipas tij, pedagogët mund të kenë akses në fondet europiane falë profesionalizmit të tyre dhe mund të marrin projekte që të ndikojnë menjëherë në të ardhurat e tyre

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV